4 vjet më parë

Regjistrimi për vizitë studimore

Trashëgimia kulturore e Pejës

Pjesë e rëndësishme e çdo komuniteti është trashëgimia kulturore e cila përveç faktit se tregon historinë trashëguese të një populli, ajo ruan edhe elementin e kujtesës që bartin këto objekte gjë që i shtyen njerëzit t’i mbrojnë ato.

Anibar hap thirrje për pjesëmarrës për një vizitë studimore njëditore të monumenteve të trashëgimisë kulturore të Pejës.

Vendet të cilat do t’i vizitojmë janë: Kinemaja ” Jusuf Gërvalla ” ,Patriarkana e Pejës, Bajrakli Xhamia, Muzeu Etnografik, dhe Mulliri Haxhi Zeka.

Gjatë vizitës pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth historisë së këtyre monumenteve dhe mënyres se si ruhen ato.

Projekti i Anibar” “Promovimi i trashëgimisë kulturore në rajonin e Pejës” realizohet nga Anibar në kuadër të projektit GrassRoots Action Support që implementohet nga IKS, Lens dhe FES, financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.”

Pjesëmarrësit e interesuar të moshës 16-30 vjeç janë të inkurajuar të aplikojnë!

Afati i fundit për aplikim, 03 Dhjetor 2019!

Anibar inkurajon të gjitha grupet etnike që të aplikojnë për vizitën!

Për të aplikuar klikoni këtu.

Pjesëmarrësit të cilët do të pranohen do të kontaktohen nga stafi i Anibar për informacione shtesë!

Article Image

Related