Vizitorët që do të vizitojnë qytetin e Pejës gjatë ditëve të festivalit do të kenë disa mundësi akomodimi në këto lokacione:
Hotel Dukagjini http://www.hoteldukagjini.com/
Hotel Cardak http://www.hotelcardak.com/home2.html
Hotelet tjera mund ti gjeni në: http://www.pejatourism.org/en/akomodimi-peja.html#
Në Pejë ka edhe shtëpi private të cilat do të ofrohen për vizitorët e festivalit, për të gjitha informatat rreth akomodimit mund të drejtoheni gjatë festivalit 05-10 Gusht në tavolinën e informative që gjindet në qendër të qytetit (Korzo), përball Hotel Dukagjinit.
Numri kontaktues për akomodim: [email protected]
Për më shumë informata rreth Pejës, qëndrimit në Pejë si dhe informatave turistike, drejtohuni në: http://www.pejatourism.org/en/index.html
Përdorimi i telefonave mobil gjatë shfaqjes së filmave është e ndaluar.
Bisedat gjatë shfaqjes së filmave i pengon personat film dashës, të cilët janë pjesëmarrës
të të njëjtës shfaqje, ju lutem mbani qetësi dhe respektoni shokët tuaj.
Laserët janë të ndaluar.
Subtanca joligjore dhe të ndaluara me ligj nuk lejohen.
Ruajini gjërat personale.
Hudhini mbeturinat në koshin e plehrave. Ju lutem mos i hudhni në tokë.
Pirja e duhanit dhe lëngjet nuk lejohen brenda kinemave të mbyllura.
Secili do të kontrollohet tek hyrja: gjërat të cilat konsiderohen të rrezikshme nga organizata do të konfiskohen. Në rast konfrontimi, sigurimi ynë thotë fjalën e fundit dhe udhëzimet e tyre duhen të ndiqen menjëherë.
Programi ditor është i hapur për të gjitha moshat. Programet për fëmijë janë pa pagesë.
Sillni kostumet e juaja qesharake ???? Vishuni si karakteri juaj i preferuar, njerëzve u pelqen kjo gjë.
Rregulli kryesorë: Shijoni festivalin sa më shumë që të jetë e mundur!
Leave no trace
Anibari e do etikën e ”Mos lini gjurmë” Pasi që festivali ynë do të jetë kryesisht i vendosur në vende me gjelbrim.
Ne shtyjmë që të përdoren këto shtatë parime të cilat janë rregullat e Mos Lini Gjurmë!
-Planifikoni më parë dhe Përgadituni
-Jini të kuptueshëm ndaj të tjerëve
-Respektoni kafshët dhe jetën e egër
-Udhëtoni dhe bëni kampingje në Tokë të Fortë
-Atë çka gjeni mos e prekni
-Vendosini mbeturinat në vendin përkatës
-Zvogëloni efektet e zjarrit
Cili është vendi i parë që mund të shkojë kur të vijë në Pejë?
Shkoni tek Kabina jonë e Informatave në qendër të qytetit. Mund të merrni të gjitha drejtimet atje, vullnetarët tanë mund t’ju shoqërojnë nëse nuk mund të gjeni rrugët!
Si mund të gjindem në Pejë, nuk e njoh qytetin?
Festivali ka projektuar një hartë vetëm për pjesëmarrësit. Mund ta gjeni të printuar
në program dhe në ueb faqe.
Dua t’i shoh filmat e mrekullueshëm, ku mund t’i gjej biletat?
Biletat mund t’i gjeni tek hyrja e secilit vendtakim, por ju sugjerojmë që t’i blini biletat
gjatë ditës tek Kabina e Informatave. Kush zgjohet herët në mëngjes i ka dy nafaka.
Bileta kushton 1 euro.
Nuk e di orarin e festivalit, si mund të informohem?
Mund t’i gjeni programet e printuara gjithandej nëpër vendtakimet tona, ku mund të gjeni informata për filma, ngjarjet, panelet, punimet dhe festat.
Cila është ngjarja e parë e festivalit?
Ceremonia e Hapjes! Të enjten më 20 Gusht në ora 9:00pm në Kinemanë Jusuf Gërvalla!
Dua t’i blej ca gjësende të festivalit, si: Bluza dhe Çanta, ku?
Kabina e Informatave!
Kam humbur gjërat personale, çfarë të bëj?
Kontaktoni menjëherë stafin e festivalit. Nëse nuk keni fat që t’i gjeni, ju lutem shkoni tek
Kabina e Informatave dhe plotësoni një formular. Ne do të kujdesemi për Humbur dhe Gjetur.
Kam gjetur diçka që nuk është e imja, por nuk e di se kujt i përket, ç’të bëj me të?
Dërgojeni tek Kabina e Informatave – Humbur dhe Gjetur. Lini emrin e juaj nëse doni që ai person
t’ju qeras me një pije – ky është rregull ????
Ku mund të marr kalimin tim falas?
Mund të merrni kalimin falas tek Kabina e Informatave (shumë punë për ta, hëh?)
Dua të takoj disa krijues të filmave, si mundësohet kjo?
Mund të merrni pjesë në ngjarjet e përditshme që quhen Takohuni me Krijuesit e Filmave
dhe Prezantime në Kinemane Jusuf Gërvalla, çdo ditë nga ora 14:00 deri në 16:00.
Ç’po ndodh tani në festival?
Mund të lexoni kopjen tuaj të programit të festivalit dhe të konsultoheni me katalogun
e filmave. Ose mund t’i bëni download programit tonë të mrekullueshëm në Apple Store
dhe të informoheni e të njoftoheni saktësisht në kohën e duhur. Gjithashtu: www.anibar.com ose facebook.com/anibarfest
A janë të gjitha ngjarjet të hapura për publikun?
Janë të gjitha të hapura për publikun. Punimet, panelet, prezantimet, dhe sigurisht shfaqjet e filmave.
A do të kem mundësinë të mbush telefonin tim pa bateri në vendtakimet e festivalit?
Sigurisht që po! Ne po mundohemi të instalojmë rrymën edhe në pjesët më të egra të Parkut Karagaq.
Ku mund të gjejë ujë?
Karagaqi i bukur ka fontanën e saj me ujë të pastër i cili buron nga Malet e Rugovës.
Ku mund të gjejë ushqim gjatë qëndrimit tim në Karagaq?
Do të ketë shitës që do të kenë ushqim dhe pije freskuese tërë kohën.
Ka parkim në vendtakimet e festivalit?
Parku Karagaq ka parkingun e tij. Gjindet menjëherë tek hyrja e vendtakimit.
A është Peja një vend që i do biçikletat?A mund të vijë me biçikletë dhe a do të kem vend ku ta vë në çelës?
Peja i do biçikletat! Megjithatë nuk kemi vend të veçantë për biçikleta në pjesët e festivalit.
Ja një ide: përdorini shtyllat që ndriçojnë parkun! PMRT – Parko me riskun tënd.
A është uji i Liqenit të Kinemasë i pastër për të notuar?
Nëse nuk ju pengon të notoni me bretkosa, atëherë vazhdoni ???? Por mund të ruani shpirtin tuaj të egër për një ecje në Malet e Rugovës, dhe të gjeni një vend të rehatshëm në anën e lumit dhe të vazhdoni!
Sa kinema ka Anibar?
Kemi pesë kinema:
Si mund t’i gjejë?
Mund të gjeni një kopje të programit në ueb faqen tonë.
Si mund të marrë një barkë me qera për të shikuar filmat në ujë dhe nën yjet e Kinemasë Liqeni?
Mund të bleni kalimin tuaj tek hyrja e vendtakimit. Mund të ndani barkën me një shok!
Si mund ta dijë cilët filma janë për fëmijë dhe cilët për të rritur?
Kinemaja Përbindësh (Teatri Jusuf Gërvalla) i përkushtohet animacionit për fëmijë. Gjithçka tjetër është për të rritur!
Përmbajtja e filmit gjithashtu, sigurohuni të gjeni kinemanë e duhur për ju ????
A do të ketë ndonjë lloj spjegimi për filmat?
Po, para secilës shfaqje do të ketë një prezantim për përmbajtjen e filmit.
Sa do të zgjasë një shfaqje e filmit?
Pasi që filmat janë animacione të shkurtëra, një shfaqje e tyre do të zgjasë 50-60 minuta.
Megjithatë, do të ketë edhe disa filma të ri karakteristik që do të zgjasin nga 90 minuta.
Kush po kall skenën sonte? Listën ju lutem?
Shikoni programin! Çdo natë dy deri në tre muzikantë do të kallin trurin tuaj ????
Sa kushton pagesa e biletës?
2 euro.
A do të ketë edhe aktivitete lidhur me animacione?
Për të sjellur shpirtin e animacionit, ne do të lëshojmë disa Video Klipe të Animuara
të cilat kanë muzikë të mrekullueshme! Qysh e do vendi, e bo kuvendi.
Kur përfundojnë festat?
Në orën 2:00 të mëngjesit.
Informata për sigurim.
Nëse më duhet të thërrasë ambulancën ose zjarrëfikësat, si është numri i tyre?
Do të mund të gjeni makina të policisë dhe ambulancës gjithandej, por për çdo rast:
Policia 122
Ambulanca 92
Zjarrëfikësat 93.
Ju mund të udhëtoni për në qytetin e Pejës me makinë, tren ose autobus. Nëse jeni duke udhëtuar me autobus (që është mënyrë shumë funksionale për të udhëtuar), ju mund të gjeni orarin e nisjes së autobusëve si dhe detaje tjera rreth udhëtimin tuaj në këtë vegëz: https://gjirafa.com/Autobus.
Çdo qytet në Kosovë ofron transport me autobus direkt për në Pejë, ndërsa ju thjesht duhet të paraqiteni në stacionin tuaj më të afërt të autobusëve.
Nëse po udhëtoni për në Kosovë me aeroplan së pari do të arrini në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa nga atje mund të merrni një taksi që do t’ju çojë për në Pejë. Për më shumë informacion rreth arritjes në Pejë nga aeroporti, ju lutemi vizitojeni këtë vegëz: http://www.airportpristina.com/.
Transporti hekurudhor është një mënyrë tjetër e përshtatshme për të udhëtuar deri në Pejë. Mund të shijoni pamjen e maleve dhe natyrës sonë derisa të vijë koha të zbrisni e të njoftoheni me qytetin e Pejës. Linja e transportit hekurudhor është funksionale në rrugën Shkup – Pejë – Prishtinë, kështu që ju mund te niseni me tren atje ku është më e përshtatshme për ju. Për më shumë informacion në lidhje me oraret e nisjes etj, ju lutemi vizitojeni www.kosovorailways.org.
Çdo vit shumë njerëz udhëtojnë në Pejë nga vende të ndryshme fqinje si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria, për të qenë pjesë e festivalit gjatë. Ne duam që të gjithë të ndjehen të mirëpritur si në shtëpinë e tyre prandaj kemi siguruar të gjithë informacionin e nevojshëm për sa i përket udhëtimit nga këto vende për në Pejë.
Nëse do te udhëtoni nga Maqedonia në Pejë duhet të ndiqni këtë rrugë: Së pari duhet të kaloni kalimin kufitar “Hani i Elezit” për të vazhduar në autostraden rajonale me transport të dyanshëm për në Prishtinë ose Pejë.
Një mënyrë tjetër për të udhëtuar për në Pejë është kalimi përmes pikës kufitare “Globoqica” duke kaluar kështu përmes rrugës me transport të dyanshëm Prizren- Gjakovë – Pejë.
Në mënyrë që të udhëtoni nga Shqipëria në Pejë duhet të ndiqni këtë rruge: Së pari duhet të kaloni përmes pikës kufitare “Qafa e Morines” duke ndjekur autostradën në drejtim të Prishtinës – Pejës ose rrugen me transport te dyanshëm për në Prizren – Gjakovë – Pejë deri në pikën kufitare “Çaf-Thana” dhe ne fund të arrini në Pejë përmes Junikut.
Nese po udhëtoni nga Mali i Zi në Pejë duhet të ndiqni këtë rrugë: Ju duhet të kaloni pikën kufitare “Kulla” që ndodhet në veri të Pejës e cila është afërsisht 30 km larg qytetit të Pejës.
Nese po udhëtoni nga Serbia për në Pejë duhet të ndiqni këtë rruge: Nëse po udhëtoni nga Novi Pazar duhet të dini se nuk ka një linjë të drejtpërdrejtë me autobus (apo ndonjë lloj tjetër të transportit) midis dy qyteteve. Sidoqoftë nuk është aspak problem. Ju mund të merrni autobusin që përshkon rrugën e Novi Pazarit dhe Mitrovicës. Nga atje e tutje mund të merrni çdo autobus që shkon në Pejë nga stacioni i autobusëve.
Ju gjithashtu mund të mësoni më shumë informacione rreth Pejës, qëndrimit tuaj në qytet si dhe informacione të tjera turistike në këtë vegëz: http://www.pejatourism.org/en/index.html.
Nëse keni nevojë për informacion të mëtejshëm ose ndihmë në lidhje me procesin e akomodimit ose udhëtimin në Pejë me ndonjë nga mjetet e lartpërmendura ju lutemi kontaktoni në: [email protected]
Ne mezi presim që ju të bashkoheni me ne. Edicioni i këtij viti fillon më 23 dhe përfundon më 30 korrik! Shpresojmë që të shijoni udhëtimin tuaj për në Anibar!