10 muaj më parë

Anibar po kërkon një Koordinator/e për Media dhe Komunikim!

Ne po kërkojmë për një Koordinator/e për Media dhe Komunikim!

Anibar po kërkon një koordinator/e komunikimi për të ndihmuar në dizajnimin dhe transmetimin e mesazhit të organizatës.

Si një ekip njerëzish që menaxhojnë një hapësirë publike, organizojnë ngjarje kulturore në shkallë të madhe në qytet, dhe punojnë për, dhe me komunitetin, ne po ftojmë një person të bashkohet me ekipin tonë të 16 njerëzve të aftë dhe të motivuar nga sfonde të ndryshme profesionale.

Ne po kërkojmë një person që:

1. Mund të qëndrojë shpesh në Pejë;

2. Është kreativ/e dhe i zoti /e zonja në komunikim në gjuhën shqipe dhe angleze (njohja e gjuhëve të tjera është një plus);

3. Mund të menaxhojë departamentin e komunikimit;

4. Mund të organizojë dhe planifikojë strategji komunikimi komplekse në një mënyrë të detajuar dhe të monitorojë zbatimin e tyre;

5. Ka njohuri për llojet e komunikimit të jashtëm (marketing, marrëdhëniet me median, mediat sociale, reklamimi, etj.);

6. Ka njohuri dhe përvojë në menaxhmentin kulturor;

7. I kushton rëndësi aspektit vizuel;

8. Është i/e zgjuar në fjalim publik dhe i njeh audiencat;

9. Mund të gjejë mënyra për të komunikuar përmbajtjen te të gjitha grupmoshat dhe komunitetet;

10. Mund të prezantojë përmbajtjen në të gjitha formatet multimediale tradicionale dhe online;

11. Ka një qasje të ndjeshme, të kujdesshme dhe respekton punën dhe njerëzit;

12. Është efikas/e dhe sinergjon detyrat;

13. Është kreativ/e;

14. Ka aftësi të mira ndërpunuese, komunikuese, fleksibilitet dhe bashkëpunim;

I punësuari / e punësuara do të ketë një orar fleksibël me maksimum deri në 8 orë në ditë.

Kualifikimet:

Diplomë Bachelor në shkencat shoqërore, komunikim, marrëdhëniet publike ose të ngjajshme.

Ka përvojë të mëparshme në punën në një organizatë kulturore ose të shoqërisë civile.

Si të aplikoni dhe njoftimi për zgjedhje:

Faza 1

Na dërgoni CV-në tuaj, dy rekomandime dhe një letër motivuese ku shpjegoni pse dëshironi të jeni pjesë e ekipit të Anibar, si dhe pse besoni se i përshtateni kësaj pozite! Përdorni një subjekt kreativ + Koordinator/e komunikimi në Anibar, në hapësirën e subjektit në [email protected].

Faza 2

Të gjithë aplikantët e suksesshëm të Fazës 1, do të vazhdojnë në Fazën 2, ku do të ftohen në një intervistë me anëtarët e ekipit, me synimin për të kuptuar më mirë përvojën, aftësitë, interesat dhe pritshmëritë tuaja.

Faza 3

Ju do të njoftoheni për misionin tuaj në Fazën 3, vetëm kur të keni kaluar dy fazat e para!

Anibari falënderon të gjithë ata që aplikojnë, megjithatë vetëm kandidatët që arrijnë në listën e ngushtë do të kontaktohen!

Afati për të aplikuar për fazën 1 është 16/03/2024 në orën 23:59!

Related