Kryeministri Kurti dhe Ministrja Haxhiu vizitojnë Anibar 2024: Promovimi i kulturës dhe artit në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar këtë ngjarje të rëndësishme kulturore
Në ditën e gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar, Anibar 2024, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, shfaqur mbështetje dhe interes të thellë për artin dhe animacionin.
Gjatë vizitës së tij, kryeministri fillimisht u ndalën në Galerinë e Arteve, ku shqyrtoi me interes programin e realitetit virtual (VR) ku janë shfaqur disa filma. Aktivitetet gjatë javës në Galeri përfshinin shfaqje të filmave dhe diskutime në panelet e diskutimit, lidhur me tema të ndryshme në kuadër të tematikës kryesore të festivalit, e cila sivjet ka qenë “Smath The Patriarchy (Shembje Patriarkatit)”.
Pas kësaj, Kryeministri dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vazhduan vizitën e tyre në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, një vend kyç ku gjatë gjithë javës janë shfaqur filma të ndryshëm dhe kanë pasur mundësi të shijojnë një gamë të gjerë të punimeve animative. Vizita e tyre në këtë lokacion theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për aktivitete kulturore dhe artistike, duke nënvizuar angazhimin e qeverisë për promovimin dhe mbështetje të kulturës dhe artit në Kosovë.
Kjo vizitë e Kryeministrit Kurti dhe Ministrës Haxhiu në Anibar 2024 ishte një shenjë e fortë e angazhimit të tyre për zhvillimin e industrisë së animacionit dhe mbështetjes së aktiviteteve kulturore që pasurojnë jetën artistike në vend. Festivalit Anibar vazhdon të ofrojë një platformë të rëndësishme për promovimin e talentit të ri dhe ndarjen e njohurive në fushën e animacionit, duke bërë kështu një ndikim të madh në kulturën dhe artin në Kosovë.
Për më shumë informacion:
Email: [email protected]
Phone: +383 44 131 516