Anibari edhe nën pika të shiut!
Kinemaja Jusuf Gërvalla osht’ vendi jone i preferum me e nis ditën n’Anibar, me t’qeshuna e biseda t’kandshme mes njerezve qe ndajnë animacionin e filmin si pasion e profesion.
Meet the Filmmakers po vazhdon çdo ditë me na frymëzu me rrëfime personale e me reflektu për problematikat sociale mjaft aktuale.
Njëkohësisht programi i VR, po e rrëmben vëmendjen e audiences me përvojën imersive, e cila e bën t’gjithë këtë eksperiencë me interaktive e ma interesante për publikun.
Njëri prej animatorëve Sammy Lewis filmi i t’cilit osht’ pjesë e Commissioned Works na e ka përshkru pak eksperiencën e tij n’Anibar. Osht hera e parë e tij k’tu e gjithashtu edhe n’Kosovë, mirëpo njohja e nji komuniteti t’fortë t’filmdashësve, po e bon me u ndi shumë mirë, sidomos sepse njerëzit k’tu njihen mjaftë mirë mes vete. Ka shiku aq filma sa ka mbrri, dhe çdo shfaqje e filmi i osht’ dukë unike pikërisht për lokacionet në t’cilat ato janë shfaqë.
Pasdite programi i veçantë Helium Films – produksion zvicerran, i ka bashku shtatë filma të shkurtër të përzgjedhur nga rreth njëzet prodhime të krijuara deri më sot. Ai gjurmon më shumë se dy dekada të krijimit të filmave, që nga prodhimi i parë i studios, Ice Floe (2002), i cili u përzgjodh për Festivalin e Filmit n’Kanë, deri te Hunting (2025), performanca e jashtëzakonshme e t’cilit në festivale fitoi njohje në ngjarje të mëdha ndërkombëtare, duke përfshirë Annecy, Clermont-Ferrand, Bristol Encounters ose Fantoche.
Po n’këtë ritëm osht’ shfaq për herë t’parë t’këtij edicioni, Experimental Program 1, n’kinemanë Jusuf Gërvalla. Filma t’cilët nuk hyjnë vetem n’kornizat e animacionit, mirëpo eksperimentojnë n’forma t’ndryshme me imazhe e me audio, hapin nji dritare për nji përvojë ma t’dallueshme gjatë nji dite festivali.
Filmat nuk mbarojnë po n’këtë kinema, me Decorado t’pasuar menjëherë pas filmave eksperimental i cili shqyrton gjendjen njerëzore në shoqërinë bashkëkohore. Përmes humorit të zi dhe ankthit ekzistencial, Decorado trajton mbikëqyrjen, kontrollin, konformizmin, rolin gjithnjë e më t’madh t’inteligjencës artificiale n’mekanizmat e shtypjes dhe përpjekjet e individit për t’u përshtatur me nji shoqni t’sëmurë.
Po edhe nji film i metrazhit t’gjatë ka marrë skenën e kinemasë së çarshisë. The wanted 18, osht’ filmi i cili filmi rikthen n’ekran nji histori t’vërtetë t’rezistencës paqësore gjatë Intifadës së Parë. Në fund të viteve 1980, banorët e Beit Sahour, si pjesë e bojkotit palestinez ndaj taksave dhe produkteve izraelite, vendosën t’mos blinin më qumësht nga kompanitë izraelite. Për të fituar më shumë pavarësi, ata krijuan një kooperativë, blenë 18 lopë dhe nisën prodhimin e qumështit dhe produkteve t’bylmetit. Por edhe ky akt i thjeshtë vetorganizimi u konsideru kërcënim. Autoritetet izraelite i shpallën lopët “rrezik për sigurinë e shtetit”, duke i kthy ato në të arratisurat më t’pazakonta t’historisë.
Gara Ndërkombëtare 3, pati mundësinë t’ndizte ekranin e Kino Liqenit edhe mbrëmë me filma si Virgin Fandango, Water Girl, Tonight I’ll Dream About Water, Ivar dhe Because Today is Saturday. Ndërsa, Kino Kubat, shfaqi filmat të cilët garojnë në programin e Gara e Studentëve 3.
Edhe nji ditë e mbushun plot me filma e njerez t’cilëve Anibari po ju dhuron rrëfime t’bukura e prekëse, e do vazhdojë kështu deri t’shtunën n’mbramje.