2 orë më parë

Çka ndodhi n’Anibar n’ditën e tretë?

Gjanat ma t’bukura ndodhin kur i ndan me njerëz, e sidomos kur njerëzit që nuk i njeh, dijnë me nda më ty eksperienca, peripeci e momente t’vogla që t’bojnë me u ndi sikur je n’shpi. Njejtë ka ndodhë edhe sot gjatë takimit me filmbërës, animatorë e filmdashës.

Disa prej regjisorëve, filmat e t’cilëve i kemi pa n’mbramjen e djeshme janë bashkangjitë për me i nda proceset e filmave të tyre. Nga ideja, mjedisi, tekturat e deri tek finalizimi t’gjithë pranishmit kishin mundësinë me u njoftu ma shumë me procesin e animacionit, e sidomos në një perspektivë më personale. Reshat Canhasi, pjesëmarrës i punëtorisë së Kritikës së filmit, tha se “ishte shumë interesante me i dëgju këto procese, nga ideja edhe mënyra se si janë realizu. Dicka që ma tërhoqi vëmendjen ishte filmi Dream about fish, i cili reflekton mbi një paralele të asaj se çfarë do t’thotë të jesh peshk, nji metaforë e nji rutine t’përditshme monotone, e cila e ka shty regjisoren me u ndi se jeta si peshk do t’ishte shumë ma e lehtë”, njëkohësisht ai e përmendi se filmi ka përshkru nji realitet t’ndjenjave t’animatores, rrëfimi i së cilës edhe pse me nji tematikë më të dhimbshme, nuk shihej si i tillë sidomos për shkak të ngjyrave të përdorura në film.

Programi i VR po qëndron hapun ende për publikun, tek Galeria e Arteve deri më datë 18 korrik, nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Gara e të rinjve 2 mbajti edhe sot programin e tyre e Yll Avdiu, pjesë e jurisë së këtij viti tha se “Sot, në ditën e dytë të programit Young Audience, patëm shumë qef me i mirëpritë fëmijët e çerdhes Qershia, të cilët erdhën me i shiju filmat e animum. Qysh prej momentit që hynë në sallë, entuziazmi i tyne u vrejt menjëherë. Krejt ishin me sy kah ekrani, super të emocionum, të lumtun e të fokusum gjatë krejt shfaqjes. Të qeshurat, reagimet e sinqerta dhe kureshtja e tyne e banë atmosferën edhe ma të bukur, e na u gëzum shumë që filmat u pëlqyn aq shumë.”

Po argëtimi nuk mbaroi me kaq. Masi përfundun filmat, fëmijët vazhduan me një aktivitet kreativ në punëtorinë Mixed Media t’udhëhequn nga Albana Hajdini e Leonita Thaqi ku krijun maska dekorative me plot ngjyra, ide e imagjinatë. Secili e dha prekjen e vet, tue i zbukuru maskat me shumë kujdes e kreativitet. Ishte kënaqësi me i pa sa shumë u angazhun e sa krenarë ishin me punimet e veta. Një ditë e mbushun me buzëqeshje, kreativitet, mësim e momente të bukura që kanë me mbetë gjatë në kujtesën tonë.

Duke vazhdu me aktivitete t’mbushuna me energji t’mirë, Etienne Kompis dhe Aline Schoch prezantuan punën e tyne në prezantimin Arti i dizajnit të zërit në animacion. Shembuj t’mrekullueshëm në punë e filma të ndryshëm, se si ndikon përdorimi i tepërt i muzikës e çfarë rendësie t’madhe ka qetësia e cila përdoret në animacione, u dhanë nga të dy mentorët.

AniDox 2 i dha edhe sot audiencës pesë filma me tematikë të fortë dokumentare, tema t’cilat trajtojnë çështje sociale e aktuale. Menjëherë pas dokumentarëve t’animum, Gara e filmave për të Drejtat e Njeriut u hap edhe për këtë edicion, duke i shfaq 12 filma, t’cilët prekin shpirtat e çdo personi. Rrëfime që prekin emigrimin, varfërinë, humbjen e personave t’dashtun e deri tek shtypja e praktikave fetare.

Në këtë vazhdë paneli “Kultura nën punime: Ndërtimi i një ekosistemi kulturor më të drejtë” i moderuar nga Ares Shporta, e solli nji bisedë më ndryshe gjatë festivalit. Me panelistë Nora Arapi Krasniqi, zëvendës ministre për kulturë, Edona Krasniqi drejtoreshë për grant dhënie në KCSF dhe Rozafa Maliqi drejtoreshë e kino Armata, diskutuan për kulturën e pavarur në Kosovë dhe mekanizmat të cilët ndikojnë në mirëqenien e këtij departmenti.

Tre kinematë tona t’dashtuna edhe sot kanë shfaqë filma me tematika t’rëndësishme, t’cilat lidhen me aktualitetet e botës t’tanishme. Te Kino Çarshia “Beirut Animation Night” ka sjellë dhjetë filma libanez; filmat e përzgjedhur na tregun rrëfime për jetë, shtëpi, ëndrra dhe vizione që shndërrohen në rrënoja brenda një nate. E tek Kino Liqeni, kësaj here, janë shfaqë filmat të cilët hyjnë në Garën e Studentëve 2,  gjithashtu me shumë animatorë t’pranishëm. E natën përsëri e kemi mbyllë tek Kino Kubat me nji përzgjedhje t’filmave t’larmishëm, tre prej tyre vecse e kemi pas shansin me i pa edhe gjatë ceremonisë hapëse të Anibar 17.

K’to aktivitete e shumë gjana tjera interesante po vazhdojnë n’Pejë deri me datë 18 korrik, kështu që hajdeni dhe përjetojeni energjinë e mirë t’festivalit.

Related