4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Hana Qena, artiste

“Breaking the Waves” – Lars Von Trier

Filmi i parë që kam parë nga regjisori Lars Von Trier është “Breaking the Waves” njëkohësisht edhe filmi im i preferuar nga ky regjisor.

“Breaking the Waves” është filmi i parë në gjuhën angleze i regjisorit danez Lars von Trier. Ngjarja është e vendosur gjatë viteve 1970 në një qytet të vogël në veri të Skocisë, kjo është historia e jashtëzakonshme e dashurisë dhe devotshmërisë së një gruaje të re ndaj burrit të saj i cili aksidentohet në punë dhe mbetet i paralizuar.

Emily Watson luan rolin e Bess, një grua fëmijërore e cila e do zotin dhe në mënyrën e saj të veçantë ka biseda të rregullta me të. Por kur njoftohet me dashurinë e jetës së saj, Bess-in, e thyen çdo rregull fetar e “moral”. Kërkesa që i bën burri i saj i paralizuar e shtyn Bess-in të futet në një udhëtim shpirtëror të çuditshëm dhe të rrezikshëm por në të cilin ajo beson dhe shpreson që do t’ia shëroj burrin e saj.

“Breaking the Waves” të mahnit me kreativitetin vizual, me performancat fantastike të aktorëve dhe me intensitetin dramatik që e ka filmi. Përveç mesazhit të “sikletshëm” të dashurisë sakrifikuese, filmi zbulon kontrastin midis shtypjes së disa llojeve fetare e morale dhe pavarësisë shpirtërore indivudale.

“Letër Babait” – Franz Kafka

Franz Kafka është një nga autorët e mi të preferuar, ndoshta pse e kam lexu shumë e re ose ndoshta pse e kam degju babain tim duke folur per të kur kam qenë fëmijë.
Letër Babait, është letër e cila nuk arrin asnjëherë te babai i Kafkës, por të paktën arrin te lexuesit e tij. Në këtë libër Kafka e shkruan të “pashkruarën”, i thotë të gjitha të vërtetat të cilat ndoshta s’ka guxu me i’a thënë drejtpërdrejtë babait të tij.

Zbulojmë konfilktin mes shkrimtarit dhe figurës së babait të tij. Në fakt, sa herë e lexoj më duket që mund të jetë ditari i çdo fëmije, fjalë pas fjale e ke ndjenjën e autorit dhe ndoshta për një moment mendon që e ke shkruar vet këtë letër.

Shkrimtari i kthen përgjigje babait për pyetjen pse ai vazhdonte ta kishte frikë dhe në atë kohë kur kishte mbushur 36 vjeç. Për t’ia shpjeguar disi iu deshën 47 faqe. Në këto faqe ai rrëfen gjithë jetën e tij që e kishte kaluar në shtëpinë e babait.

#rrinshpi se përveç që dënohesh nëse del jashtë (), nuk ka vend më të mirë se shtëpia! Mami im dikur me thoshte “t’u ka bo shpia ujk”, kështu që mos e shndërroni shtëpinë në një armik po shfrytëzojeni këtë panedemi si mundësi me shpreh dashurinë e me fol sinqerisht me njëri-tjetrin.

Related