4 vjet më parë

Turne Virtual: Posterët e së Kaluarës!

Ju ftojmë në një ecje nëpër ekspozitën tonë virtuale, dhe të shihni rrugëtimin e posterëve dhe materialeve tjera të Kinema “Jusuf Gërvalla” ndër vite.

Historia 65 vjeçare e kinemasë së parë dhe hapësirës së vetme kulturore në Pejë, vjen për herë të parë edhe përmes fotografisë me shtrirje 360 shkallë. Posterët shumëngjyrësh të filmave që dikur kanë mbledhur shumë prej jush, prindërit apo gjyshërit tuaj, e kanë zënë vendin e duhur në kinemanë që dikur i projektonte këta filma. 

Ne ju ftojmë po ashtu që të riktheni në kujtesën tuaj dhe të më të dashurve tuaj, por edhe brezave të ri, atë që është pjesë e një historie të tërë, identitetin tonë unik e të përbashkët kulturor. Posterët e përzgjedhur janë vetëm disa nga të shumë posterë të tjerë që i kanë mbijetuar kohës e të cilët janë arkivuar përgjatë muajëve të fundit. 

Ekspozita është realizuar në kuadër të projektit që implementon Anibar me emrin “Promovimi i trashëgimisë kulturore në rajonin e Pejës” dhe realizohet në kuadër të  GrassRoots Action Support që implementohet nga IKS, Lens dhSe FES, si dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. 

Ekspozita është kuruar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e kësaj ekspozite është përgjegjësi e Anibar dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose IKS-së, Lens-it dhe FES-it

Ekspozita tashmë është e hapur edhe në Kinema “Jusuf Gërvalla”, mirëpo për shkak të rrethanave aktuale të shkaktuara nga pandemia COVID-19, po ofrohet për të gjithë nëpërmjet versionit virtual.

Turnen virtual mund ta gjeni në këtë vegëz.

Related