1 vit më parë

Kinema Jusuf Gërvalla në bashkëpunim me Alliance Française hapin thirrjen për aplikim për kurse të gjuhës Frënge

Kinema Jusuf Gërvalla në bashkëpunim me Alliance Française hapin thirrjen për aplikim për të interesuarit për kurse të gjuhës Frënge.

Kurset do të ofrohen në dy nivele:

Niveli i parë i kursit (Ado) do të ketë 20 orë për 10 javë. Ky grup do të përfshijë adoleshentët (13-18 vjeçarë). Ky nivel do të mbahet dy herë në javë me nga një orë. Çmimi për këtë kurs është 60 euro.

Niveli i dytë i kursit (A1.1,) do të ketë 30 orë për 10 javë. Ky grup do të përfshijë grupmoshat mbi moshën 19 vjeçare dhe do të mbahet dy herë në javë me nga një orë e gjysëm.

Çmimi për këtë kurs do te jetë 100 euro Aplikimi do të jetë i hapur deri me datë 29/01/2022 në oren 18:00

Për te aplikuar ju lutem klikoni në këtë link: https://forms.gle/Ubaqse6r9xdfzWSj8

 

 

Related