4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Eli Krasniqi, antropologe dhe shkrimtare

Eli Krasniqi, antropologe dhe shkrimtare

Pandemia dhe izolimi më gjeti në Graz (Austri). Java e parë nuk qe e lehtë. Heshtje. Veç tramvaji kalonte, i zbrazët, pa udhëtarë. Kjo më jepte njëfarë pikëllimi të pa përjetuem ma parë. Por pastaj fillova me u adaptu. Me i mbushë ditët duke e bartë zyrën në shtëpi – përgatitja e ligjëratave, mbajtja e ligjëratave online dhe hulumtimi e shkrimi. Kjo dinamika e ligjëratave online më duket krejt interesant. Studentët lajmrohen prej shtëpvie të veta ose prej shtëpive në të cilat janë duke jetu me cimerë. Sot veçanarisht ishte nji ditë me disa mikro-situata komike të lezetshme, për shembull – maca e një studenteje që nuk hiqej nga kamera e pastaj lunte para kamerës, etj.

Tani në këtë javë, Austria veç ka fillu me i relaksu masat e mbrojtjes, dhe kjo e lehtson pak situatën. Në kohën kur nuk punoj ose nuk flas me familje e shoqni, po vazhdoj me shfletu Arkivën Digjitale të Shkodrës, ma saktë revistën ‘Shejzat‘. Në këto rrethana pandemie, e sidomos në këto rrethana të randa politike në Kosovë, ‘Shejzat’, më bajnë me shku përsëri në Shkodër, në të kalumen e këtij qyteti. E po ashtu po preki ngapak edhe në disa qytete tjera e ngjarje në Evropë, përmes nji libri klasik që tek tash kam nisë me lexu (Viktor Serge “Memoaret e një Revulucionari”). Ndërkaq sa i përket filmave, kam fillu para pandemisë me i gjurmu prodhimet e Kosova Filmit, për arsye fillimisht të një hulumtimi, dhe një film që më duket interesant asht “Përroi vërshues” me skenar të Petrit Imamit dhe regji të Besim Sahatçiut.

Krejt për fund, du me thanë që nuk duhet me na u hjekë prej mendjes që ata që kanë shëndet, shpi, dhe njerzit e dashtun afër, globalisht janë të privilegjum. Duke ia përmend vetes këto privilegje, nuk duhet me harru ata që nuk janë në këto pozita privilegji. Kjo pandemi nuk ka diskriminu njerz mbi bazë race, etnie, gjinie etj. pra të gjithë mund të infektohen, por pasojat ma të randa të infektimit dhe izolimit po i përjetojnë grupet e margjinalizume. Nji grup i Ballkanit për solidaritet më të drejtë bani thirrje duke thanë se askush nuk asht i sigurtë nëse nuk jemi të gjithë të mbrojtun, dhe kjo thirrje kishte për shkak pasigurinë që refugjatët po përjetojnë duke u lanë në kushte tejet të randa. Ose, imagjinoni gratë e fëmijtë në kushte dhune në nji shtëpi tejet të vogël. Prandaj ta duem shpinë, të rrimë në shpi, të kujdesemi për të afërmit e ta mendojmë sa sa bukur ka me qenë kur krejt kjo kryhet. Kemi me mujtë me u përqafë. 😊

#rrinshpi

Related