4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Leonora Kryeziu, aktiviste e shoqerisë civile

Pandemia e Covid-19 ka shtruar sfida të shumta për të drejtat e njeriut në të gjithë botën. Shumë vende, organizatat ndërkombëtare dhe organizata të shoqerisë civile janë duke punuar për të mbrojtur publikun nga ky rrezik shëndetësor. Mirëpo nëse kjo betejë me Covid- 19 nuk e ka busullën të drejtuar edhe kah të drejtat e njeriut, mund të kemi sfida të mëdha pas kalimit të pandemisë.

Gjatë kësaj kohë të pandemisë kam përcjellë me vëmendje mënyrën se si shumë vende anembanë botës i janë përgjigjur kësaj sfide dhe një gjë që më ka bërë përshtypje është lënia anash e shoqerisë civile në konsultat për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve, edhe pse do te duhej të ishte partner strategjik në luftimin e kësaj pandemie.

Shumë vende (duke perfshirë këtu edhe Kosovën), me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së pandemisë është dashur të kalojnë apo ndryshojnë ligje dhe të ndërmarrin masa të suspendimit të disa të drejtave (si ndalimin e tubimeve publike dhe kufizimin e lëvizjës), vendime këto që do të kenë ndikim për një kohë të gjatë për jetën e shumë njerëzve.

Kufizimet e bazuara në shqetësimet e shëndetit publik janë të justifikueshme, kur ato janë të nevojshme dhe proporcionale me rrethanat. Per fat të keq, organizatat e shoqërisë civile të cilat do të mund të luanin nje rol shumë të rëndesishëm në shumë vende janë anashkaluar në procesin e ndryshimeve te cilat mund te kenë pasoja të rënda për demokracinë në këto vende të botës.

Ky observimi i imi në asnjë mënyrë nuk është thirrje për mos zbatim dhe mos respekim të masave të ndërmarra nga institucionet tona, por vetëm një vëmendje e shtuar dhe thirrje për përfshirje të organizatave joqeveritare për të monituar të drejtat e njeriut dhe për të ruajtur shëndetin demokratik të shoqërisë.

Une them #rrinshpi dhe përmbaju thirrjës së instuticioneve, ndihmoni në shkëputjen e zinxhirit të pandemisë që ta ruajmë njëri-tjetrin dhe më të dashurit tonë. Ta ruajmë shëndetin publik duke qenë gardian aktiv të demokracisë.

#Rrinshpi sy qelë dhe aktiv duke lexuar, kërkuar dhe mësuar gjëra te reja.

Filozofi amerikan Henry David Thoreau në njërën nga veprat e tij na kujton se duhet të shqyrtojmë jetën tonë në çdo pikë, që përparimi në shkencë dhe teknologji mund të mos jetë gjëja që na bën të lumtur, dhe se ndonjëherë gjërat më të thjeshta janë më të mirat. Këto ai i përshkruan në veprën e tij “Walden” të cilën ju sugjeroj ta lexoni. Vepra është një eksperiment shoqëror, i udhëtimit të zbulimit shpirtëror, satirës dhe një manual për vetëbesim.

Ndërsa filmin të cilin ju sugjeroj është “Kështjella e qelqit” (The Glass Castle) i bazuar në memoaret e kolumnistes amerikane Jeannetette Walls.

Virusi Covid-19 nuk do të jetë virusi i fundit. Është armiku modern, lufta e shekullit XXI, me një front të hapur në tërë globin dhe pa mundësi të armëpushimit deri në gjetjen e zgjidhjes. Prandaj, pandemia duhet të na shërbeje si thirrje për më shumë angazhim për mireqenie të përgjithshme dhe rol më aktiv të shoqerisë civile në këtë betejë.

#rrinshpi

Related