5 vjet më parë

Hajrulla Çeku: Revolucionet ndodhin vetëm kur frika ndërron anë dhe kalon prej qytetarit te pushtetari

Politologu dhe një ndër aktivistët më të zëshëm sa i përket riaktualizimit të hapësirave publike në Kosovë, Hajrulla Çeku ishte në Anibar 2019, duke u bashkuar në panelin e diskutimit për “Qytetin që ne duam”. Anibar Press e intervistoi atë për të kuptuar më tepër rreth konceptit të aktivizimit për të mirën e përbashkët dhe hapësirat publike. Lexojeni intervistën me të.

Besarta Breznica 

 

Anibar Press: A mendoni që ka mjaftueshëm hapësira publike për shfrytëzim edhe si kuptohet kjo në shoqërinë tonë?

Hajrulla Çeku: Hapësinë publike është krejt qyteti, gjithçka që domethanë nuk është private në kuptimin e pronës i takon krejt qytetarëve në të njëjtën kohë. Ka shtete në botë ku edhe prona private në një pjesë përdoret prej publikut, domethanë ka shtete që edhe pronën private e kanë sfidu edhe ata e përdorin për qëllime të së mirës së përgjithshme. Na në shtetet tona, e ktu po flas kryesisht për pejën tash, kemi shumë hapësina të cilat nëse nuk ngutemi me i shfrytëzu për nevojat tona për të mirën tonë të përgjithshme dikush tjetër që ka interesa të ngushta ka me i nxon edhe ato që na kanë mbetë.

 

Anibar Press: Në kosovë sa është i zhvillun koncepti i hapësirës publike?

Hajrulla Çeku: Ndoshta si koncept është i zhvillun po mbetet në nivel të  diskutimit kryesisht. Praktikisht kur komunat tona hartojnë plane urbane hapësina publike shumë rrallë diskutohet ose vetëm është ni ngjyrë ose ni shtresë e atij plani. Për ndryshe ka shpresë se shumë organizata edhe tashmë edhe në media kohëve të fundit jan ëduke e pru në diskutim problematikat që lidhen me hapësinën publike e kjo në nifar forme ndikon edhe në mobilizimin e shoqnisë sepse kur hapësina publike nuk shfrytëzohet sa duhet prej njerëzve kjo nuk I bjen që qytetarët janë të pavetëdijshëm domosdoshmërisht. Kjo shumë shpesh lidhet edhe me frikën, me frikën, që qytetarët kanë nga biznesi, nga pushteti, nga grupe të caktune që e kontrollojnë qytetin ose hapësinën publike. Kshtuqë okupimi i hapësinës publike në kuptimin e mirë nga qytetarët do të jetë edhe një tregues që na po e mundim frikën, që po e kthejmë qytetin në duart e tona si qytetarë edhe që frika po ndrron anë, po kalon në anën tjetër aty ku duhet me qenë realisht te vet pushteti ose grupet e interesit që sot për nevoja të përfitimit të tyne abuzojnë me hapësina publike.

Anibar Press: Projektimi i qytetit a po ndodhë në atë mënyrë që me pasë hapësinë publike?

Hajrullah Ceku: Projektimi i qyteteve ose planifikimi i lagjeve nga komuna po ndodh kryesisht për të akomodu interesa  të kompanive të ndërtimeve, të pronarëve të tokave vetëm në raport me koificientin që të ndërtohet sa ma gjon dhe sa ma lartë. Për ndryshe ni planifikim i duhur urban, elementin e parë duhet me e pasë qytetarin edhe mënyrën se si qytetari komunikon me qytetin e vet e jo ndërtimin që e ngulfat edhe hapësinën e qytetarit po edhe hapësinën e gjelbërt që është edhe parametër i shëndetit publik.

 

Anibar Press: Për shkak të politikave në Kosovë a është e vështirë t’i rivializojmë hapësinat publile?

Hajrulla Çeku: Politika shpesh është pengesë. Politikat publike shpesh janë kufizuese, domethanë krijojnë barriera të panevojshme nëse dikush e merr ni iniciativë për me rivializu ni hapësinë publike. Për shembull nga qështja e pronësisë, statusi i privatizimit nga e drejta e shfrytëzimit etj. Institucionet tona nuk kanë mekanizma edhe kur kanë vullnet shpesh me leju me ndodhë diçka e tillë, nuk kanë mekanizma për me siguru që ni organizatë ose ni etnitet mundet me rivializu ni hapësinë publike. Kjo është një nga fatkeqësitë. Po tjetra, ndoshta edhe ma e madhe se kjo e para është që edhe burimet e financimit për këtë konceptin e rivitalizimit të hapësinave publike është tepër e limitune. Shteti pothuajse nuk ka ose ka shumë pak fonde, komunat krejt çka ndërtojnë janë disa sheshe që shpesh herë bohen pa i konsultu qytetarët e mandej bohen në sheshe që nuk ja i zgjidhin qytetarëve ose nuk ja u rregullojnë jetën në hapësira publike. Përfundimisht ajo çka është shpresë dhënëse është që ka aktivizëm kulturor dhe akivizëm urban në shumë qytete të Kosovës dhe ka shembuj ma të mirë ku janë shpëtu kinamtë, janë shpëtu hapësinat e caktune publike ose thjeshtë është pengu rrënimi i ni monumenti ose degradimi i një hapësire publike ose është pengu zhdukja e kujteses kolektive tek qytetarët edhe krejt kta shembuj janë një lloj, na jepin ni lloj optimizmi që me këtë mobilizim kemi me mrri me shpëtu atë pjesë që ka mbetë prej qyteteve tona.

 

Anibar Press: Tema e anibarit në këtë vit është shpresa dhe frika. A munesh me nda me neve se cilat janë shpresat dhe frikat tua?

Hajrulla Çeku: Shrpesa jeme është që hapësina publike ka me qenë hapësina e demokracisë, domethanë me ni moment kur kosova ka me qenë pernime demokratike edhe ka me ndodhë, ka me u pa me sy në hapësinë publike. Frika jeme ma e madhe është që frika ka me vazhdu me mbetë në anën e qytetarëve. Revolucionet në botë kanë ndodhë kur frika ka ndrru anë, ka kalu prej qytetrit te pushtetari. Nëse frika mbetet në anën tonë, kjo është frika jeme ma e madhe edhe po shpresoj që ajo frikë ka me kalu në anën tjetër. Pushteti ka me iu friku qytetarit e jo ajo formula që ekzison për momentin edhe kur ajo frikë kalon tek pushteti na veç kemi me u shliru kemi me i okupu hapësinat tona publike edhe kemi me ndërtu ni shtet ose edhe qytetet çfare dojna me i pasë për veti edhe për fmitë e tanë në të ardhmën.

Related