5 vjet më parë

Shtjellime të animacionit: Animacioni si mjet i shpjegimit të asaj që nuk mund të thuhet me fjalë

Galeria e Arteve Pejë 16 korrik, 17.00 – 18:30 Tre animator të apasionuar, nën moderimin e Nancy Phelps, gazetare e animacionit që me krenari mban titullin si Gjyshja e Anibar, folën para publikut të ri në Galerinë e Arteve në Pejë.

Article Image

Titulli i sesionit i përballi ata me një paradoks. Për të na treguar se si animacioni mund të shpjegojë atë që nuk mund të thuhet përmes fjalëve, ata përdorën fjalët. Nuk u shfaq asnjë imazh. Panelet e Anibar janë ngjarje të forta verbale mes të gjitha imazheve që vërshojnë gjatë festivalit. Dhe kjo gjë është e mirë, sepse edhe njerëzit që shkëlqejnë në përdorimin e vizueleve shumë shpesh gjindet përballë situatave ku duhet të praktikojnë më shumë me fjalët, dhe nuk ka vend më të mirë sa këtë gjë ta ushtrojnë nën shoqërine e kosovarëve të rinj, të cilët janë të etur për të mësuar më shumë për magjinë dhe punën e vështirë të animacionit.

Shumica e punëve të panelistëve është e qasshme onllajn. Disa nga më të mirat e tyre do të shfaqen gjatë festivalit. Ndërsa nga këtu, ne patëm mundësi t’i shohim me të vërtetë.

Anna Eijsbouts është animatore holandeze mjaft e respektuar. Si animatore e varur e “claypuppet stopmotion”, ajo e çliroi imagjinatën sapo e zbuloi animacionin nga letra. Po flasim për “Hate fo Sale” (2017), një pasqyrues i rrëzikshëm e joshës i asaj se si mashtrimi i urrejtjes mund të helmojë mendjet tona. “Përmes punës me letër, kam arritur të shtojë më shumë cilësi, duke krijuar kështu hapësira joreale ku emocionet mund të udhëtojnë nga një trup tek tjetri. Gjithçka mvaret nga vendosja për vendin. Gjë shumë e ndërlikuar por edhe e bukur”. Anna, me mendjeprehtësinë dhe elokuencën e saj, kalon pjesën më të madhe të kohës në studiot e animacionit dhe të vallëzimit, që të dyja këto mjedise të pafjala. Sidoqoftë, gjuha nuk përbën ndonjë problem.

Hana Arapi ishte e mirë me lëndët shkencore gjatë shkollës së mesme sa ishte në Prizren. Por nëna ishte ajo që e njoftoi me gjëra vizuele dhe e inkurajoi atë të studioj dizajn grafik. Sot, ajo është bashkëthemeluese e “Amam Studios” me seli në Prishtinë, që është njëra prej studiove të para të pavarura të animacionit në Kosovë. Pastaj përmes punëve komerciale, ajo iu përkushtua mësimitt e fëmijëve dhe të rriturve me hapat e parë të animacionit. Përmes “Videosintezës”, ajo dhe ekipi saj prodhojnë me qartësi të jashtëzakonshme video të shkurtra edukative. E para që e kishin realizuar ishte: “Air Pollution for Kids”, një video pesë minutëshe që tregon se si hidrocentralet dhe veturat e vjetra prodhojnë sasi të mëdha të dioksidit të karbonit në Kosovë, si dhe se si e ardhmja duhet të përqendrohet në transportin publik, në biçikleta dhe skejtbordë.

Jeremiah Dickey ka pasur telashe në ngritjen e fondeve për filmin që e kishte ëndërruar më 2012, kohë kjo kur ishte pyetur t’i bashkohet “TED-Ed”, platformës edukative onllajn të konferencave “TED”. Që nga atëherë, ai ka animuar dhe prodhuar një torrent të videove të shkurtra nga 3 deri në 5 minuta të cilat shërbyen si mjete për mësuesit në përdorimin e tyre gjatë orëve të mësimit. Shmebull: “Two ways to animate slam poetry”, përmes përdorimit të rotoskopisë pasqyrohet jeta e jashtme dhe përmes përdorimit të animacionit të punuar me dorë pasqyrohet jeta e brendshme e protagonistit të trazuar të një poeme të fuqishme të folur. Magjia ndodh kur brendësia shpërthen në pjesën e jashtme, ashtu siç zakonisht di të bëj një animacion ose ndonjë poezi e mirë.

Phelps në anën tjetër i shtyri ata më shumë nga tema e dokumentarëve të animuar, një zhanër ky që ajo e vlerëson për fuqinë që mbart gjatë rrëfimit të historive që nuk mund të thuhen ndryshe. Kur njerëzit flasin për tema të ndjeshme siç është të rriturit si homoseksual përreth miqve që janë hukigan futbolli, ose për eksperiencën e parë seksuale, mënyra më e mirë është animimi i fytyrave për hir të mbrojtjës së privatësisë.

Panelistët kishin botëkuptime të ndryshme në lidhje me këtë. Eijsbouts preferonte lirinë e improvizimit, magjinë që e ka mësuar si vallëtare. Dickey dëshironte pedantërinë e tregimit të rrëfimit, por nuk mund t’i rezistonte edhe aq shumë spontanitetit të strukturuar që e ka mësuar nga xhezi. Arapi, në fund psheretiu. Ajo u pajtua me Phelps se Kosova ka shumë rrëfime të pashfaqura të cilat ajo me shumë qejf do t’i pasqyronte përmes dokumentarëve të animuar, por që problematike janë paratë. Ku mund të gjinden njerëz të aftë që t’i bashkohen asaj në orët e panumërta vullnetare duke krijuar animacione? Tani për tani, ajo është e kënaqur me mësimet e të rinjve, ashtu siç bën Akademia e Animacioni të Anibar, e cila me shumë gjasë mund t’i bashkojë forcat me të në të ardhmen.

Përktheu: Valton Marku

Related