4 vjet më parë

Qasje për të gjithë

Access to all

Qasje për të gjithë

Online Talk

Thursday, August 20 2020
15:00 CET
Open for Public, Broadcasted live

Kliko këtu për tu regjistruar

Panelistët: Rijad Mehmeti, Matilda Zizolli
Moderatore: Dafina Zuna Hoxha

 

Vlerësohet se Legjislacioni mbi Të Drejtat e Njerëzve me Nevoja të Veçanta krahasuar me legjislacione tjera në Evropë të cilat bazohen në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Të Drejtat e Njerëzve me Nevoja të Veçanta, përmbushë vetëm 30% të asaj se çfarë kërkohet, duke filluar nga ligjet, politikat, strategjitë, udhëzimet administrative e të tjera. Për Kosovën që vlerësohet se numëron rreth 18 mijë njerëz me nevoja të veçanta, kjo mungesë besohet se e rëndon edhe më shumë gjendjen edhe ashtu të rënduar të kësaj kategorie.

 

Ndër probleme tjera me të cilat përballen këto kategori, janë edhe qasjet, ku raportohet se kapacitetet në Kosovë me më pak se 7% arrijnë të sigurojnë qasje, dhe kjo padyshim se përbën numër jashtëzakonisht të ulët. 

 

Situata me pandeminë COVID-19  ka prekur jashtëzakonisht shumë njerëzit me nevoja të veçanta, duke e bërë edhe më të vështirë funskionimin e tyre. Deri më tani është premtuar e stërpremtuar avansimi i kushteve të tyre, por shumë pak ka lëvizur në këtë drejtim. Në këtë panel, do të pasqyrohen dhe diskutohen ugjencat e kësaj kategorie, duke filluar nga gjithëpërfshirja në arsim, punësimi e deri tek përshtatja e infrastrukturës, me fjalë të tjera, për mundësitë e qasjes për të gjithë.

Related