3 vjet më parë

Dy ESC-vullnetarët janë me ne!

Shpresojmë të kemi një përvojë ndër-kulturore përgjatë këtij viti

Para një viti ne hapëm thirrjen e parë për programin European Solidarity Corps. Ky program i BE-së promovon solidaritetin duke i’u dhënë mundësinë të rinjëve të kryejnë punë vullnatare në një shtet tjetër. Tashmë, dy ESC-vullnetarët janë me ne, të gatshëm dhe plotë entuziazëm të ndihmojnë në realizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar dhe programin e Kinemasë Jusuf Gërvalla. Shpresojmë të kemi një përvojë ndër-kulturore përgjatë këtij viti dhe të mësojmë nga njëri tjetri! 

Evelien është duke i shkruar dhe implementuar strategjitë tona për komunikim dhe media. Gideon është duke punuar në aktivitetet e edukimit dhe me bazë në komunitet, si dhe në shkrimin e planit të menaxhimit të kinemasë. Ai gjithashtu është duke i organizuar ngjarjet “board game” që do të mbahen cdo të premte në Kinemanë Jusuf Gërvalla. Evelien ka filluar edhe një projekt tjetër në lidhje me historinë e kinemasë Jusuf Gërvalla, per të cilin do te njoftoheni në mediat sociale të kinemasë ditët e ardhshme, pra, na përcillni për më shumë!

Projekti po implementohet në partneritet me Eastpackers (NL), përmes programit European Solidarity Corps. A doni të dini më shumë rreth programit ESC?

Shkoni tek vegëza https://europa.eu/youth/solidarity_en 

Related