3 vjet më parë

Deklarata e temës për edicionin e dhjetë të festivalit Anibar

Dhjetë vjet më parë, një grup artistësh të rinj lokal, organizuan festivalin e parë të animacionit në vendin tonë të porsalindur. Çdo vit, festivali ynë ka vazhduar të rritet më shumë se ç’mund të kishim shpresuar ndonjëherë.

Por me rritje, janë mbjellur frika të reja – frika e humbjes së kinemasë tonë dhe infrastrukturës tjetër të rëndësishme për festivalin dhe frika për migrimin e rinisë sonë jashtë vendit për mundësi më të mira. Kemi shpresuar dhe vazhdojmë të shpresojmë që Anibar të përdorë animacionin si një ndikim i ndryshimit të vazhdueshëm në komunitetin tonë lokal dhe artistëve të rinj aspirues, të promovojë aktivitetin qytetar të të rinjve në këtë proces. Për edicionin e dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, ne duam të ballafaqohemi me shpresat dhe frikën tonë kolektive ndaj ndryshimeve politike, sociale dhe mjedisore përmes arteve dhe për të frymëzuar aktivizmin qytetar. Ne shpresojmë që të qenurit pa mbrojtje dhe të sinqertë me ju, mund të shërbejë si pikënisje për këtë diskutim.

Shpresa dhe frika janë të ngopena kulturën tonë ashtu si edhe në shumë të tjera. Shpesh herë këto dy aspekte bashkëjetojnë dinamikisht me njëri-tjetrin. Shpresa për të arritur të vizitojmë familjen e gjerë që jeton jashtë vendit në të ardhmen e afërt. Frika e të udhëtuarit jashtë vendit për një mundësi për punë të ndershme me shpresën që sjellë një mundësi e tillë. Frika shkatërrimit të mjedisit gjatë brezit tonë dhe shpresa që do të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje për ta shpëtuar atë. Shpresa e rritjes së pranimit kulturor të rolit të gruas në shoqëri dhe vendimmarrje me frikën e humbjes së traditave kulturore të dëgjuara. Të pranuarit e shpresave dhe frikës tonë për të ardhmen është hapi i parë në adresimin e këtyre problemeve.

Adresimi i këtyre ndjenjave kërkon një gjuhë të ndershme dhe të sinqertë, të lirë nga paqartësia dhe nga dredhitë. Sidoqoftë, gjuha politike zakonisht është shumë legaliste ose technokratike, shpesh herë me kodifikim të kujdesshëm të mesazhit të saj. Kjo gjuhë është bërë gjithnjë e më e largët nga ata që ndikohen nga qeverisja e saj. Kosova nuk është përjashtim për këtë fenomen. Gjuha e politikanëve dhe e profesionistëve të të drejtave të njeriut, siç përcillet nga aktivistët, akademikët, zyrtarët publik apo gjyqtarët, nuk lidhet me nevojat e publikut. Në këtë drejtim, roli i artistit është jetik. Mediumi artistikë është dizajnuar të jetë ekspresiv, i ndershëm dhe më e rëndësishmja, i arritshëm. Aksionet qytetare kanë kërkuar të shprehin veten përmes pikturave, fotografive, skulpturave, videove, grafiteve dhe formave të tjera për këtë arsye.

Përderisa regjimet kanë ndryshuar, të drejtat qytetare dhe të njeriut në Kosovë vazhdojnë të sfidojnë funksionimin e shtetit. ARTivizmi, ashtu siç e kuptojnë ne, është përdorimi i artit për të mbrojtur të drejtat e dhe për të nxjerrë në pah sfidat me të cilat ballafaqohen të margjinalizuarit, të injoruarit ose të fshirët brenda shoqërisë. Kjo u lejon atyre të mbeten të dukshëm, duke ruajtur vlerat dhe identitetin e tyre në opozitë paqësore. Artistët kanë aftësinë për të krijuar dhe promovuar solidaritetin, vetëdijen dhe protestën, për të krijuar ndryshime shoqërore nga një shprehje vizuale e imagjinatës. Alternativa jonë ndaj gjuhës teknokratike politike, sidomos në epokën e teknologjisë dhe medias, është ARTivizmi, ose aftësia për të dërguar mesazhe komplekse përmes një mënyre të arritshme dhe kreative. Duke promovuar shpresat dhe frikën individuale dhe kolektive të komuniteteve tona për dekadën e ardhshme në hapësirat tona publike, ne synojmë të promovojmë ndryshime aktive në rrjedhën e shoqërisë dhe qytetit tonë. Këto shpresa dhe frika të listuara ishin një shembull i nga ato që ndahen nga anëtarët e stafit tonë, nga jeta e tyre dhe organizata jonë. Këto shpresa dhe frika ishin si kolektive temë, por individualiste në kuptimin e tyre. Ne po presim të dëgjojmë storiet tuaja gjatë edicionit të dhjetë të festivalit tonë.

Related