4 vjet më parë

Anibar u jep zë atyre që iu është mohuar qasja nga shoqëria

Legjislatura për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, vlerësohet t’i takojë vetëm 30% e asaj që është e nevojshme prej konventës të UN për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Dafina Zuna Hoxha prej UNICEF, Matilda Zizolli prej QKM Tirana, dhe aktivisti i të drejtave të fëmijëve, Riad Mehmeti, u përpoqën që të sjellin në pah këtë dhe të tjera probleme në panelin “Qasje për të gjithë” që është transmetuar në Facebook Live.

Për një kohë të gjatë, personat me aftësi të kufizuara kanë qenë të përjashtuar nga shoqëria. Edhe pse janë bërë disa përmirësime në kualitetin e jetës së tyre, ata vazhdojnë të përballen me probleme kur provojnë të qasen në shërbime dhe të ekzekutojnë të drejtat e tyre në edukim, kujdes shëndetësor dhe në shumë aspekte të tjera në Kosovë. Kjo është arsyeja pse fjalës “gjithëpërfshirje” iu ka nevojitur një definicion më i gjerë në këtë panel.

Diçka tjetër që u diskutua në panel është rëndësia e ndërgjegjësimit dhe ndjeshmërisë drejtuar nevojave që i kanë njerëzit me aftësi të kufizuara. UNICEF Kosovo, për t’i vënë në pah këto probleme, i vendosi 120 karrige me rrota, me çanta të shkollës para ndërtesës së qeverisë, në qendër të Prishtinës, me aksionin “Viza për fëmijët”.

Sipas Hoxhës, kur ambasadori gjerman në Kosovë e sfidoi drejtorin e UNICEF të Prishtinës që të shëtiste me karrige me rrota për një orë, të dytë kishin probleme që të qasen në shërbime.

“Unë nuk mund të dal në Prishtinë pa ndihmën e mamit apo babit tim” – thotë Riad Mehmeti, aktivist për të drejtat e femijëve, i cili është gjjithashtu përdorues i karrigës me rrota.

“Nuk dua që kolegët e mi të kenë nevojë të më ndihmojnë për t’u ngjitur një kat më lart në shkollë kur mund ta bëj vet, po të ishte prezenca e burimeve”, shtoi ai.

Një temë që gjithashtu u shfaq në këtë diskutim ishte stigmatizimi i personave dhe sfidat me të cilat përballen të afërmit e personave me aftësi të kufizuara. Matilda Zizolli, e cila punon me fëmijë me aftësi të kufizuara në QKM Tirana, theksoi që këto sfida nuk mund të zhduken pa fokusim në familjet ashtu si dhe në individët.

Panelistët diskutuan edhe sa i përket qasjes të limituar në edukim për shkak të pandemisë Covid-19. Sipas tyre, pandemia e bëri edhe më të vështirë që fëmijët që kanë nevoja të veçanta t’i përcjellin orët e mësimit. Megjithatë, sipas tyre, pandemia e mësoi publikun e përgjithshëm se si është të jetojnë në izolim, diçka që këta fëmijë e konsiderojnë jetë të përditshme.

Ne, në Anibar, jemi të kënaqur të ndihmojmë në rritjen e ndërgjegjësimit për këto probleme jashtëzakonisht të rëndësishme.

Ky panel është bërë i mundshëm me mbështetjen e Fridrich Ebert Stiftung – Prishtina Office, platforma Kosovo We Want dhe SIDA me programin Human Rightivism.

Related