5 vjet më parë

Anibar Edicioni X: Vlerësim

Hapësira e Kinemasë së Liqenit: 9.

Hapësira e Kinemasë Kubat: 8.

Hapësira e Kinemasë Jusuf Gërvalla: 6.

Hapësira e Kinemasë Urban: 6.

Vlera emocionale e Kinemasë Urban: 9.

Potenciali i Kinemasë Jusuf Gërvalla: 9.

Vija e bardhë përgjatë skenës te Kinemaja e Liqenit: 5.

Volumi gjëmues i zërimit tek Kinemaja Jusuf Gërvalla: 5.

Vizualet tek ekranet anësore në koncertet Anibar Nights: 8.

Sigurimi, shërbimi te shanku dhe atmosfera në koncertet Anibar Nights: 8.

Dialogu i pafundëm i reperit lokal Sticky me audiencën: Të dua Pejë! Të duam Sticky!: 8.

Qëndrimi miqësor i qeve tek hyrja e Kinemasë Jusuf Gërvalla: 8.

Oreksi i tyre: 10.

Kualiteti i Birrës Peja: 8.

Ushqimi tek Kulla e Zenel Beut: 9.

Mikpritja tek Hotel Çardak-u: 9.

Stamina e ekipit të Anibar-it: 10.

Aftësia e tyre për ta koordinuar programin, ti tejkalojnë problemet teknike, ndarja e përgjegjësive, bërja e komunitetit ndërkombëtar për tu ndjerë mirë, mobilizimi i dyzinave të vullnetarëve të rinj, ftimi i fëmijëve në festival, nderimi i donatorëve, komunikimi me audiencën dhe median: 9.

Kualiteti i divanëve tek zyret e Anibar-it për një sy gjumë energjizues: 5.

Talenti i ekipit Anibar dhe vullnetarëve për të bërë një sy gjumë dosido: 9.

Potenciali i Anibar-it për ti përmirësuar hapësirat publike në Pejë: 7.

Potenciali i Anibar-it për ta përmirësuar hapësriën mendore të Pejës: 9.

Hareja dhe energjia e vullnetarëve: 8.

Talentet e tyre të fshehura (si animatorë, kritikë, producentë dhe qytetarë): 8.

Kontribimet e mysafirëve ndërkombëtarë përmes punës, bisedës dhe kurreshtjes së tyre: 9.

Mënyra se si Amerikanët e shqiptojnë fjalën Kosovë: 3.

Mënyra se si të gjithë mysafirët po ndihmojnë Anibar-in që ta zgjerojnë rrjetin e tyre ndërkombëtar: 8.

Vlera e shtuar e bisedave së artistëve dhe panelëve: 8.

Arritja e festivalit përmes kësaj gazete falë Zëri-t: 8.

Kualiteti i shtypjes së kësaj gazete falë Zëri-t: 5.

Kualiteti i redaktores së kësaj gazete dhe ekipit të saj: 8.

Nevoja e reporterëve të rinj për ti mësuar bazat e reportazhit: 8.

Artikujt e dalur nga Punëtoria e Kritikës dhe Gazetarisë së Filmit: 8.

Animatorët si shembuj të imagjinatës së egër, së këmbënguljes të pandalur, mjeshtërisë së shkathët, jo tolerimit së traditave të pakuptimta dhe të fuqisë së verbër, zgjedhjes së kualitetit dhe aventurës në vend të parasë e karrierës: 9.

Barazbesha e Anibar-it mes të qenurit një fuqi shoqërore për të mirën (e Pejës dhe poashtu të Kosovës në përgjithësi) dhe një vitrinë e artivizmit kritik që ndonjëherë është i zymtë por gjithnjë e sofistikuar: 9.

Idea se e gjithë Peja duhet të marë pushim një javë pët të marrur pjesë në aktivitetet e Anibar-it: 10.

Mundësia që ky reporter besnik të jetë këtu edhe vitin e ardhshëm: 10.  

(Nga: Chris Keulemans/Përktheu: Ermal Boshnjaku)

Related