Orari

Virtual Reality

Event Imgage

Këtë vit, një shumëllojshmëri e gjerë veprash VR janë përzgjedhur nga katalogët e distributorëve kryesorë francezë Diversion Cinema, Astrea dhe Lucid Realities. Filmat pasqyrojnë diversitetin e krijimit dhe qasjet e ndryshme të animuara do t'ju çojnë në universe të veçanta. Do të hyni në ndërlikimet e trupit të njeriut me "Strands of Mind", do të zhyteni në një histori dashurie mes një vajze të vogël njerëzore dhe një djali zombi me "Gloomy Eyes", do të sfidoni ligjet e gravitetit me "Marco & Polo Go round" dhe do hyni në pikturën e famshme të Munch "The Scream".
Të gjitha këto vepra janë përzgjedhur dhe vlerësuar me çmime në shumë festivale ndërkombëtare të viteve të fundit, duke përfshirë Cannes, Clermont-Ferrand, Tribeca dhe Annecy.

Gala Frecon

Gala ka punuar me një sërë organizatash dhe festivalesh si programuese filmash dhe koordinatore ngjarjesh. Prej disa vitesh ajo është e përfshirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animacionit Annecy, duke marrë pjesë në përzgjedhjen e veprave VR, në programin WTF dhe në parapërzgjedhjen e filmave me metrazh të shkurtër dhe të graduimit. Ajo gjithashtu punon për organizatën franceze Festivals Connexion si menaxhere e projekteve VR dhe kuratore VR.

17

Monday