4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Singi, reper

Në momente si ky me Covid-19 ku ndalet dinamika e përditshmërive tona, duhet të kujtojmë ndër tjera se ky është një moment fantastik për me i kthy në favor tonin disa gjëra që pavërejtshëm na kanë ikur për ditë, muaj e vite. Kjo kohë sado e çuditshme, na ka ardhur si mundësi e mirë për t’u përmbushur me filma, libra, muzikë, familje e shoqëri, qoftë edhe virtualisht, sepse shumë shpesh po harrojmë ose nuk po mundemi.

Kur jemi te filmat e librat, në këto ditë të izolimit e rekomandoj shumë filmin “Inglorius Basterds” të Quentin Tarantinos dhe me performancë të shkëlqyeshme nga Christoph Waltz. Ndërsa për krejt dashamirët e shkrimit, ia vlenë të lexohet “On Writting” nga autori i jashtëzakonshëm Stephen King.

Përfundimisht, rrini në shtëpi dhe mbledhni energji pozitive, në mënyrë që pastaj kur t’i ktheheni jetesës normale ta lironi atë të tjerët. Kështu i bëni njerëzit përreth dhe veten më të lumtur.

#rrinshpi

Related