4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Mazllom Smajli, mjek

Populli im i dashur, kudo që jeni, na ndihmoni që t’ju ndihmojmë!

Si doktor që jam dua t’i them dy-tri fjalë në lidhje me pandeminë Covid-19, duke ngritur disa pyetje, të cilat mjekët e rinj dhe të vjetër e sidomos njerëzit e fushës, është mirë që t’i japin përgjigje në të ardhmen.

Çfarë po ndodh? A është dështim apo paramendim? Kush e bëri dhe pse? A e justifikoj qëllimi mjetin?

Sot krejt bota po përballet me një pandemi të shkaktuar nga një virus i cili doli nga natyra apo u shëndrrua në një “Frankenshtajn” të ri. Se a është një makiavelizëm shkencor apo natyra e bëri të tillë, koha do ta tregoj. Nëse natyra e bëri këtë virus, atëherë shumëkush mund të thotë se OBSH-ja ka dështuar, sepse ajo do të duhej të përkujdesej që kjo mos të ndodhte. Ka pasur edhe më parë pandemi me pasoja katastrofale, por një gjë e tilë të ndodh sot, në shekullin e XXI, mund të konsiderohet pak si absurde. Shikuar nga këndi epidemiologjik, kjo ka mundur të ndalohet menjëherë, në të kundërtën, nëse vërtetohet thënia e nobelistit francez Luc Montagier, se këtu bëhet fjalë për ndërhyrje gjenetike në gjenomin viral, atëherë në këtë rast ka mundësi që qëllimi ta arsyetoj mjetin.

Sidoqoftë, tani kur i gjithë globi është në luftë me këtë virus, kësaj iniciative duhet t’i bashkëngjitemi edhe ne, duke i zbatuar rekomandimet si dhe duke e sakrifikuar lëvizjen e lirë. Nuk duhet harruar se populli ynë me shekuj ka derdhur shumë gjak për të ardhur deri te liria, por tani, për ta mposhtur këtë armik të padukshëm e për të ardhur deri te fitorja, kërkohet vetëm për një kohë ta kufizojme lëvizjen e lirë, pra të qëndrojmë në shtëpi. Kështu do të shpëtojmë jetët e më të dashurve tanë. Në këtë mënyrë, lejojmë që edhe natyra të gëzohet dhe të lulëzoj.

Ju rekomandoj që të rrini në shtëpi, të merreni me familjet tuaja, të bëni sport, të luani me fëmijët tuaj, të lexoni libra, të shikoni filma, të punoni në kopshte dhe të gjitha këto t’i bëni mundësisht nën përcjellje të muzikës nga Andre Rieu dhe Johann Strauss Orchestra. Gjithashtu, ju sygjerojë ta shikoni filmin e Mel Gibsonit “Apocalypto” si dhe të Roland Emmerich “The Patriot” ku mund të kuptoni më mirë se çfarë do të thotë sakrifica për ta ruajtur familjen dhe kombin. Dhe në fund, kuptohet se është mirë të lexoni libra të autorëve tanë dhe botëror, por unë do t’ju rekomandoja që ju, posaçërisht rinia jonë e çmuar, të gjeni kohë dhe të lexoni më shumë për historinë e artë pellazgo-iliro-shqiptare, histori kjo që po na cenohet dhe përvetësohet nga të tjerët. Në këtë kuptim, libri “Arvanitasit” i Aristidh P. Kola ndihmon jashtëzakonisht shumë.

#rrinshpi

Related