4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Bekim Baliqi, profesor

Privimi nga ndonjë e drejtë, liri apo nga barazia janë gjithmonë shkaqet dhe motivet më të larta që njerëzit kanë për të bërë veprime të mrekullueshme dhe vetmohuese. Të tilla veprime po bëjme secili prej nesh keto ditë kur po kërkohet nga ne të vetizolohemi dhe kujdesemi që të mos përhapet virusi më tutje. Kjo nënkupton që ne të qëndrojme të mbyllur me familjet tona dhe me më të dashurit tanë, kështu edhe solidarizohemi me tëre botën duke bërë të pamundurën në tejkalimin e një armiku të përbashket.

Në të njëjtën kohë, kjo krizë na bënë t’i tejkalojmë edhe dallimet e ndasitë tona duke u bashkuar rreth një qëllimi shumë më të lartë. Pikërisht këto motive dhe veprime duhet të na shërbejnë si arsye të mjaftueshme që të reflektojmë rreth pabarazive, padrejtësive dhe dhunës që ne si njerëz i shkaktojme njëri-tjetrit. Prandaj ju ftoj që keto ditë izolimi e vetmohimi të gjithë të reflektojmë mbi të drejtat e njeriut si diçka që na përket të gjithëve dhe se dashuria duhet të triumfoj mbi urrejtjen dhe dhunën.

Po i propozoj tri filma dhe tri libra që shërbejnë për të reflektuar në këtë kohë të vështirë por edhe që kanë karakter humanist. 1. “Babel” (2006) me regji nga Alejandro González Iñárritu, 2. “Children of Men” (2006) me regji nga Alfonso Cuarón dhe 3. “City of God” (2002) me regji nga Fernando Meirelles/Kátia Lund. Ndërsa libra, 1. “Gomorra” – Roberto Saviano, 2. “Sapiens: Nje histori e shkurter e njerezimit” – Yuval Noah Harari dhe “Pse dështojnë kombet” – Daren Acemoglu & James A. Robinson.

#rrinshpi

Related