2 javë më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Agron Demi, aktivist i shoqërisë civile

Përderisa shkencëtarët bëjnë përpjekje për zbulimin e vaksinës e cila mund të marr ende shumë kohë, zgjidhja më adekuate ‘shkencore’ për tu mbrojur nga pandemia tani për tani është distancimi social.

#rriNshpi është ‘vaksina’ e momentit.

Koha e kaluar në shtëpi është kohë ideale për të lexuar librat apo shikuar filmat të cilat gjithmonë keni dashur t’i lexoni e shikoni por nuk e keni gjetë kohën.

“Tigri i Bardhë” nga Aravind Adiga është romani i vetëm që e kam lexu tri herë. Heroi dhe narratori i romanit është Balrami, një i ri e i varfër indian, përmes së cilit shpalosen lufta e klasave, ndikimi i korrupsionit, globalizmit, varfërisë, teknologjisë. Edhe pse ngjarjet zhvillohen në Indi, lexuesi kosovar lehtë mund të gjej paralele me Kosovën, sidomos në funksionimin e institucioneve shtetërore, korrupsioni, ndotja e urbanizmi kaotik.

Prindërve me fëmijë të vegjël si unë, të cilët janë të zënë që të lexojnë libra me fëmijët e tyre, u’a rekomandoj “Goodnight stories for rebel girls”, storie inspiruese e foto me plotë ngjyra për më të vegjëlit.

“The Grand Budapest Hotel” ose cilido nga filmat e Wes Anderson, janë ide e mirë për tu argëtuar në këto ditë të qëndrimit në shtëpi.

#rrinshpi

Related