2 javë më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Xhevdet Bajraj, poet

Libër? Cilindo roman të Nikos Kazantzakis, apo që të gjithë. Aty mund ta gjeni rrugën që do t’ju shpie drejt lirisë universale të individit, ta shikoni jetën a vdekjen në sy dhe të vazhdoni më tutje, pa prangat që i bartni nga politika e ditës, religjioni apo etika e kohës.

Nuk duhet të mërziteni nëse ndjeheni të vetmuar, sepse në vetmi arrihet të shihet më larg dhe më thellë, qoftë brenda, qoftë jashtë vetvetes. Nëse jetoni në familje të madhe, dhuroni buzëqeshje dhe pranoni ato. Kazantzakis në një fjali në romanin e tij të famshëm “Greku Zorba”, thotë që njeriu është makinë e çuditshme, ju i jepni bukë, verë, peshk… e nga ai dalin psherëtimat, të qeshurat dhe ëndrrat.

Related