4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Mrika Nikqi, alpiniste

Sa shumë i dua malet…
Por, më shumë ju dua juve…
PRANDAJ PO RRI NË SHTËPI…

Meqenëse planifikoj ta studioj Juridikun, librat e John Grisham i lexoj dhe me bëjnë shumë përshtypje, Librin e tij të fundit që e kam lexuar dhe që më ka lënë shumë përshtypje është “The Partner”, të cilin ua rekomandoj.

Në anën tjetër, në librat e Paulo Coelho çdokush mund ta gjej veten. Meqenëse ndërthuren dashuria, tradhëtia, lumturia, hidhërimi… te gjitha. Njëri prej librave të tij që më ka lënë përshtypje është “Eleven Minutes” të cilin po ashtu ua rekomandoj.

Sa i përket filmave, unë kaloj kohë të madhe duke shikuar dokumentarë të ndryshëm rreth alpinizmit pasiqë më duket se jetoj në ta. Dokumentarin “Free Solo” dhe filmin “Touching the Void” ju rekomandoj të gjithëve.

#rrinshpi

Related