4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Mumin Jashari, DoP dhe producent

Këto ditë karantine nga virusi Covid-19. sipas ekspertëve shëndetësor është i domosdoshëm qëndrimi në shtëpi, sepse sipas tyre mund të sjellë të këqija.

Këto të këqija mund të mposhtën me organizimin e jetës përbrenda mureve të shtëpisë ku aktualisht edhe po jetojmë, ku edhe po e shfrytezojmë në maksimum me anëtarët e familjes së ngushtë.

Sidoqoftë, nga ky qëndrim në karantinë përfituesja më e madhe është nëna ime, e cila më tha që ka kohë që kaq gjatë nuk kemi qëndruar bashkë kështu të gjithë.

Dinamika e jetës që kishim ka bërë që të kuptojmë se deri tani kemi qenë pak të humbur rreth punëve të përditshme e jetës në kaos e në komunikacion, duke harxhuar kohën nëpër takime e kafiteri dhe shpesh herë duke lënë edhe shumë punë anash.

Sigurisht se organizimi i jetës është i ndryshëm nga ai që jemi mësuar të bënim para karantinës. Tani shohim më shumë seriale dhe filma, lexojmë ndonjë libër të mirë dhe herë-herë merremi edhe me kopshtin e shtëpisë.

G.G. Marquez e ka një thënie të bukur nga libri “Jeto për ta treguar”. “Jeta nuk është ajo që ke jetuar, është ajo që të kujtohet dhe ashtu siç të kujtohet për ta rrëfyer”. Prandaj, do e propozoja këtë libër për të gjithë ata që nuk e kanë lexuar.

Filmi më i ri me regji të shkëlqyer nga Sam Mendes “1917” i cili ishte nominuar në dhjetë kategori dhe fitues i tre çmimeve “Oscar”, është i jashtëzakonshëm. Mendes e paraqet idenë apo tregimin përmes përcaktimit të xhirimit dhe kombinimit brilant të regjisorit dhe drejtorit të fotografisë Roger Deakins, i cili ka arritur përmes këtij lloji të xhirimit të veçant “one shot” të merr shikuesin me vete dhe ta shetisë nëpër të gjitha ato vende: në llogore, gërmadha e fushëbeteja. Dhe krejt në fund kur dalin titrat çlajmëruese të filmit, e kuptoni se ishe një shikues në kinema.

Jo rastësisht e fitoi çmimin “Oscar” mjeshtri Roger Deakins (Best Cinematography).

Filmi 1917 duhet të shikohet nga të gjithë ata që ende nuk e kanë shikuar esepse mendoj se është një prej të arriturave më të mëdha në kinematografinë botërore që për temë ka luftën.

Kujdes, po! Panikë, jo!

#rrinshpi

Related