4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Hana Marku, praktikante e avokatisë (articling student)

“Wildlife – Albanian Photographers” ka prodhuar një dokumentar mbi natyrën e egër në Kosovë dhe Shqipëri i cili duhet shikuar. Disa prej specieve që i kapin në kamerë janë përballë zhdukjes, si rreqebulli dhe ariu, dhe ndiqen me kujdes dhe durim nga ekipi i dokumentarit. Dokumentari është publikuar në mes te prillit dhe mund të shikohet në Youtube (ne shqip, me titra ne gjuhe angleze): https://www.youtube.com/watch?v=h99ABwlwn6c&t=

Organizatat ambientaliste në Kosovë kanë lajmëruar me vite mbi brishtësinë e mbijetesës së natyrës së egër në Kosovë, së bashku me ndotjen dhe helmimin që në i bëjmë tokës, ajrit dhe ujërave tona. Kur e shikova këtë dokumentar në karantinë, më bëri të shpresoj në një vizion të patriotizmit të bazuar në kujdesin ndaj tokës dhe krijesat që gjallojnë mbi të. Të rikujtojmë në këtë kohë të izolimit sa shumë bukuri përmbanë kjo tokë dhe përgjegjësitë tona ndaj saj (dhe vizitoni faqën e “Wildlife-Albanian Photographers” në Facebook, çdo ditë dalin foto të reja të shpendëve/shtazëve të Kosoves).

#rrinshpi

Related