4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Bind Skeja, psikolog

Shpesh herë kur ka kriza fizike truri ynë i fundosë shumicën e funksioneve më të larta që me u fokusu në problemin aktual. Për “fight or flight” sistemin shumë njerëz kanë dëgju – “A t’i iki tigrit apo të luftoj me to?”

Nuk kemi mendu që të kalojmë muaj të tërë në këtë situatë dhe po ndjej edhe në veten që po e sfidon çdo mekanizëm dhe ushtrim që e kam për të luftuar fundosjen e mendimeve në frikën më bazike. Gjë që e ndriçon këtë kohë të zymtë gjithmonë ka qenë arti: muzika, poezia, etj. Kujtimi që jemi më shumë se situata në të cilën gjendemi.

Për film, e rekomandoj “Birdman” (me titullin e dytë “The Unexpected Virtue of Ignorance”). Përpos që është filmi im favorit, “Birdman” gërmon thellë në motivet dhe emocionet e njeriut. Dialogu është i sinqertë, i prekshëm dhe shpesh herë konfuz. Tregimi që shtjellohet është tragjik dhe ngjarja jo shumë e kjartë, por është e “gjallë” dhe empatike. Në fund të fundit, ke diçka për të menduar përpos pandemisë për një kohë, deri sa provon me i ra në fije çka ndodhi në film.

Për libër, “Labyrinths” nga Jorge Luis Borges. Ky libër është një koleksion i tregimeve të shkurtra nga Borgesi, secila duke shtjelluar tema absurde apo fantastike. Pse e rekomandoj këtë libër është se, si “Birdman”, Borges thellohet në eksplorimin e njeriut. Çdo tregim e ndjek ndonjë ngjarje ku autori mendohet “si do të reagonte njeriu po të ishte kjo e vërtetë?”

Gjatë kësaj kohe çdo ditë po mësojmë gjëra mbi veten – dhe jo gjithçka që e mësojmë qëndron gjatë apo është e vërtetë. Të thellohem në mendimet dhe analizat e dikujt tjetër shpesh herë e largon ngarkesën prej vetvetes – aq më mirë kur mënyra se si shprehen këto mendime është nëpërmjet artit.

#rrinshpi

Related