4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Memli Kelmendi, kompozitor dhe dirigjent

Jeta e një artisti në fakt është një karantinë e përditshme, detyrë e obligueshme për të qenë pjesë e një suksesi. Kështu ndodh në të gjitha artet. Por, izolimi që ne po e përjetojmë si shoqëri në këtë kohë, në këto rrethana (të papritshme) është e ndryshme prej një karantine të zakonshme – krijuese muzikore..

Para kësaj pandemie me COVID-19 kam qenë i preukopuar me punë të përditshme qoftë me studentë, kompozime, koncerte, udhëtime, takime… pothuajse shumicën e kohes e kam kaluar në presion pune. Tani si kurrë më pare po kaloj kohë me familjen time, gjithë kohen po ia kushtoj vajzes sime Arias, e cila ka shumë nevojë për ngrohtësine prindërore.

Për momentin jam duke punuar në një film dokumentar, mirëpo këtë kohë po ia kushtoj më shumë vetes. Më tepër jam i fokusuar në literaturën profesionale muzkore, por sapo kam përfunduar leximin e një romani fantastik të cilin do të rekomandoja, “Tepër krenare, tepër e brishtë” të Alfonso Signorini që i dedikohet jetës së sopranos më të mire të të gjitha kohërave, Maria Callas. Edhe pse këtë roman e kam që shumë kohë në bibliotekën time, tani kisha kohë dhe e kam lexuar me kujdes. Një tjetër që jam duke e lexuar dhe që do t’ju rekomandoja është romani “Varreza e Pragës” të Umberto Eco.

Dhashtë Zoti që sa më parë t’i kthehemi normalitetit, të tejkalojmë sa më parë edhe këtë sfidë. Kujdesin në radhë të parë duhet të kemi për vetën, familjen dhe shoqërinë tonë. Të reflektojmë pozitivisht, të japim dashuri, të duam njeri tjetrin… kështu të bashkuar do t’ia dalim. T’I shijomë këto ditë me më të dashurit tone, si kurrë më pare kemi kohë të dëgjojmë muzikë, të lexojmë, të shikojmë filma … prandaj rrini në shtëpi.

#rinshpi

Related