4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Sevdije Kastrati, kinematografe

Është hera e parë me vite që më kujtohet të kem pasur kaq shumë kohë të lirë, pa punë.

Natyrisht që fillimi ishte paksa i frikshëm.

Mirëpo me kohë e pashë sa e rëndësishme është ta shfrytëzojmë këtë kohë në mënyrën më të mirë. Është një periudhë kur nuk kemi nevojë ta shtyjmë dhe vlerësojmë vetveten në bazë të produktivitetit. Me rëndësi është të kujdesemi për veten, shëndetin personal, familjar dhe shoqëror. Është një kohë ku shihet qartë sa ndikojnë veprimet e secilit në individin tjetër, si për të mirë edhe për të
keq. Për këtë arsye rri n’shtëpi, respekto rregulloret dhe kërkesat e personave përgjegjës për shëndetësi dhe shkencë.

Kjo është një fazë që është duke e perjetuar krejt bota dhe të gjithë së bashku do e kalojmë dhe do të jemi më të fortë.

Ka shumë filma dhe seri televizive që mund t’i rekomandoj, por diçka që më ka impresionuar shumë në ditët e fundit është një seri e filmave dokumentarë në Apple TV – “Home”.
Kjo dokuseri percjellë dhe tregon mënyren se si disa individë në vende të ndryshme në botë e kanë rikonceptuar mënyrën se si i ndërtojmë
shtëpitë dhe mënyrën se si jetojmë.

Besoj që shumica ka dëgjuar për filmin fitues të “Oscar” 2020 – “Parasite”, një film që nuk bën me e lënë pa e pa.

Të dy rekomandimet na rikujtojnë atë qe e thashë më herët, ta shfrytezojmë këtë kohë të mendojmë për mënyren se si jetojmë dhe sa kujdesemi per veten dhe ambientin, dhe natyren qe na jep jetë.

Përndryshe, ju kisha rekomanduar joga, një aktivitet që mua më ndihmon gjatë kësaj kohe si fizikisht edhe emocionalisht. Është aktivitet që mund të aplikohet shumë lehtë n’shtëpi.

#rrinshpi

Related