4 vjet më parë

Njerëzit dhe Kinemaja

Besim Ugzmajli, regjisor

Gjërat më të bukura ndodhin në shtëpitë tona. Të gjithë ndoshta kemi menduar dikur se do të na bënte mirë një qëndrim në shtëpi për një kohë më të gjatë. Prandaj duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë për të pushuar e bërë gjëra të bukura dhe njëkohësisht ta kujtojmë faktin se kjo kohë nuk do të zgjasë shumë e të përsëritet shpesh apo ndoshta kurrë në jëtën tonë.

Qëndrimin në shtëpi duhet ta mendojmë si një heroizëm që e ndërmarrim për jetrat tona e të afërmve tanë, por dhe si një mundësi për t’u bërë më të mirë e më produktiv pasi ta mposhtim pandeminë. T’i kujtojmë ata të cilëve ua kanë mohuar lirinë padrejtësisht për vite të tëra e sidomos kafshët që mbahen brenda kopshteve zoologjike mizorisht gjatë gjithë jetës së tyre.

Në keto ditë të pandemisë, libri që e sugjeroi është ai që e kam lexuar së fundmi: “Sozia” nga Fyodor Dostoevsky. Ndërsa, i sugjeroi edhe dy filma, “Top Secret”, komedi e vitit 1984, si dhe “The Great Beauty” (La Grande Bellezza) nga Paolo Sorrentino.

Ne do të dalim nga këtu më të mirë se që kemi qenë kur kemi hyrë, kështu duke i konzervuar këto kujtime të tanishme interesante të cilat do e pasurojnë jetën tonë të mëvonshme. A nuk është kjo fantastike?

#rrinshpi

Related