4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Jehon Gorani, aktor

Rri n’shpi dhe kupto sa e rëndësishme është liria.
Për herë të parë në histori, njërëzimit i kërkohet që të mos bëj asgjë. Është kaq e lehtë dhe kaq e thjeshtë.
Vetëm 2 dekada më parë kemi qëndruar në shtëpi, pa internet, pa Netflix, pa rrymë por me frikë se e keqja do na e godet derën e shtëpisë. Sot e keqja tjetër, do godet vetëm nëse ti do e hapësh atë derë.

Mos u frustro në këtë kohë. Vetëm mendoje anën e bukur të këtij tregimi. Kujto kur ke kaluar më shumë kohë kualitative më familjarë dhe kur keni qenë të gjithë bashkë në një periudhë kaq të gjatë.

Kujto se shpëjtë do dalësh nga karantina, dhe të gjithë do t’i kthehemi përditshmërisë. Do i kujtosh më zili këto ditë të bukura kur armiku i padukshëm të bëri të përjetosh ngrohtësinë e dashurisë familjare.

Siç do të thoshte Omar Khayam: Gëzoje këtë çast – ky çast është jeta jote!

Kjo periudhë e jetës sonë na mundëson të bëjmë gjërat që i duam por për të cilat nuk gjejmë dot kohë në përditshmërinë tonë.

Thonë se libri duhet të lexohet më shumë se një herë. Andaj pse jo t’i kthehemi librave tashmë të lexuar e t’i kuptojmë më ndryshe në krahasim me lëximin e mëhershëm:

Lufta dhe Paqja – Leon Tolstoy

Libër që s’plaket kurrë. Në kohën në të cilën ne jetojmë, madje fiton në aktualitet. Ky libër ka të bëj me përballjen e një gjenerate me ndryshimin – për luftën kundër të keqes.

A thua çfarë na shkon në mendje sot kur tek kjo vepër lexojmë porosinë se mundësia e jetës shkatërrohet në atë moment kur ne e pranojmë se jeta e njeriut mund të qeveriset nga arsyeja? Apo kur e lexojmë se njerëzit përjetësisht kanë qenë të gabuar dhe do vazhdojnë të gabohen sidomos në lidhje me atë se cila është e mira apo cila është e keqja?

Një vepër voluminoze, por që vlenë të lexohet prap. Një libër ku secili nga ne do gjej diç të përbashkët me ndonjërin nga karakteret. Libër tek i cili sot si asnjehërë më parë e kupton se më të fuqishmit nga të gjithë luftëtarët janë vetëm Koha dhe Durimi.

Rubaiyat – Omar Khayyam

Libër të cilit i kthehem rregullisht. Dhe secilën herë gjej diçka edhe më të bukur, përtej asaj që kam menduar gjatë leximit të mëhershëm se s’ka ku shkon me lartë.

Vepër ku e bukura shkrihet në letër. Ku të mpihet trupi duke lexuar.

Aty ku e shijon verën pa e prekur gotën. Aty ku përjeton dashurinë pa e puthur askend.

Shikim të këndshëm me:

“Unorthodox”

Tregim mbresëlënës për luftën e femrës që të shpëtoj nga rregullat e imponuara, si dhe rinis jetën dhe rizbulon veten ashtu siç dëshiron ajo vet.
Serial aspak i tepruar (e njoh mirë këtë komunitet – kam jetuar në një lagje të tillë), por me shumë simbolika për secilën femër të cilësdo shoqëri, e që jeton e nënshtuar nga rregullat e imponuara nga feja, familja apo shoqëria.

“The broken circle breakdown”

Film për dashurinë pasionante të një çifti tejet të lumtur dhe shkatërrimin e jetës së tyre pas tragjedisë familjare.

Film që të mëson sa është i rëndësishëm secili momenti i kaluar me familjarët dhe më të dashurit. Film ku mëson se sa duhet të çmohet secili moment bashkë, se do vjen dita kur nuk do jetë më njejtë, sepse pashmangshëm dikush apo diçka do na mungoj.

#rrinshpi

Related