4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Ardijan Rusta, këngëtar

Nuk kam çka me ju filozofu.

Paskan pa fol’ biringji k’ta parafolsit/t’intervsitumt’ e mëparshëm. As nuk kisha shtu e as mungu diçka.

N’parim nuk e ndij’ veten si kompetent me i sugjeru dikujt çka me lexu e çka me kqyr’ prej filmave, apo çfarë muzike me dëgju. Kjo osht’ çështje e shijeve dhe niveleve. E po m’duket mos t’them snobizem me tregu ma teper po i bjen se çka keshe unë lexoj e dëgjoj’ se sa që po ju sugjeroj të tjerëve.

Eventualisht ju kisha rekomandu këto tashmë t’zakonshme si:

#rriNshpi

Kujdes PO! Panik JO!

Edhe eventualisht disa këshilla si:

Maturi! JO Histeri!
Mendjehapur! JO Njimendësi!

Edhe nji “formulë’ magjike për me i lexu e kuptu ma mir’ e ma drejt si dhe ma objektivisht sendet, problemet, realitetin, fenomenet etj.:

Rri mjaftushëm afër objektit t’studimit ashtu që me i pa detajet, por jo aq afër sa me t’ik imazhi i madh ose anasjelltas;
Rri mjaftushëm larg objektit t’studimit ashtu që me e pa teresinë, por jo edhe aq larg sa me t’ik detajet

Shtojca 1: Mos përdor mjete logjike apo figura stilistike e letrare t’cilat kanë për qëllim, edhe pa dashje, manipulimin apo shkatërrimin e komunikimit me të tjerët si:

Relativizimi! Pergjithsimi! Minimizimi! Hiperbolizimi! Ndrimi i tezave! Silogjizmat (konkludime t’rrejshme nga premisat e vërteta)! Post Truth! Eufemizmat!

Shtojca 2: Kërkimfalja osht’ ilaç, shum’ ma shum’ per ato që kërkon falje se sa për ato t’cilit i drejtohet kerkimfalja!

Shtojca 3: Provoni me i ba ‘reset’ vetvetes keto dit’, se gjithmon’ keni gjet’ arsyetime – jo prej t’hanës, jo prej t’parit t’mujit t’ardhshem a prej 1 janarit t’vitit t’ardhshëm!

Pra, sa ma shum’ introspekcion & autorefleksion!

Shtojca 4: Pasunia ma e madhe osht’ ajo çka jep e jo ajo çka merr apo çka posedon!

Ju dua të gjithëve!

P. S.

Perndryshe mundeni me i percill’ statuset e mia n’FB
Facebook: https://www.facebook.com/ardijan.rusta

Apo mund t’i dëgjoni kangët e mia: https://www.youtube.com/watch…

#rrinshpi

Related