4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Armend Baloku, aktor

Rrini n’shpi.

Me libra, dokumentar, intervista, foto familjare dhe muzikë kalojeni kohën. Nëse keni familjarë në moshë, bëni pyetje për të kaluarën e familjës dhe tregimet e tyre vendosni në letër. Një ditë do t’iu duhen.

Ju propozoj qe t’i shikoni dokumentarët “Rënia e Jugosllavisë” në gjashtë pjesë.

“Dosja Tropoja” po ashtu gjashtë pjesë. Intervistën e Janusz Bugajski me Nexhmije Hoxhën. Intervistën e Blendi Fevziut me Ramiz Alinë.

Ta lexoni “Vjeshta e Ankthit” të Bashkim Shehut, ose “Monografi – Emrush Myftari” të Esat Myftarit.

Obligim yni është të qëndrojmë në shtëpi edhe pse ndonjëherë jemi të mërzitur.

Ky është obligim me të cilin dëshmojmë se jemi një me botën e civilizuar.

#rrinshpi

Related