4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Melos Nallbani, tenist

Këto ditë të karantines janë të vështira për të gjithë, sidomos për ne sportistët duke e ditur se ngjarjet si kjo me pandemi ndodhin rallë. Mirëpo, duhet shfrytëzuar mirë koha që të mësojmë gjëra të reja dhe besoj se pas kësaj karantine secili nga ne do të del me zakone të reja, por edhe mendoj se bota do të jetë më ndryshe dhe dashuria e njerëzve do të jetë më e madhe.

Ky vit nisi me humbjen e njërit prej njerëzve më frymëzues për mua, Kobe Brayant. Për të kuptuar më mirë se pse Kobe ishte i tillë, do ju propozoja librin “Showboat: The Life of Kobe Bryant” i autorit Roland Lazenby, që flet për vështirësitë dhe të arriturat e tij. Ky është një libër shumë frymëzues dhe i duhuri për këtë kohë karantine.

Menyrë e bukur per të kaluar kohën është edhe filmi që për mua mbetet më i preferuari “Borg vs McEnroe” i regjisorit Janus Metz Pedersen, që flet për rivalitetin e Björn Borg dhe John McEnroe, dy emra të mëdhenj të tenisit botëror. Ky film tregon per dy fëmijëri të vështira, për dy njerëz shumë të ndryshëm në fushë dhe jashtë saj, që të dy pretendentë për kampion bote. Me fjalë tjera, flet për historinë e jashtëzakonshme të tenistit të famshëm suedez, Björn Borg, dhe luftës së tij për të fituar mbi fatin dhe botën, që ishin kundër tij.

Kjo kohë ishte e vështirë për mua pasi isha larg familjes dhe vendlindjes, por duke e ditur arsyen pse jemi të mbyllur dhe se parandalimi është shërimi më i mirë, ju inkurajoj të gjithëve të që të rrini në shtëpi për të mirën e të gjithëve.

#rrinshpi

Related