4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Rron Grapci, basketbollist

Isha 4 vjeçar kur vellai mi kishte sjellë një parë atlete të Michael Jordan nga Londra. Që nga ajo kohë, ndonëse nuk e kuptoja, basketbolli do të bëhej interesimi më i madh i atyre ditëve dhe më vonë i jetës sime. Që nga ajo kohë nisa të bëhesha fantatik i basketbollit, thuajse çdo gjë që lidhet me basketbollin duhet të kalonte përmes meje. Filmat që trajtonin basketbollin më ngjallnin jashtëzakonisht shumë kurreshtje, por edhe ato me sporte të ndryshme.

“Moneyball” i regjisorit Bennett Miller ku ne rolin kryesor luan Brad Pitt, është njëri prej tyre, dhe më i preferuari i imi. E rekomandoj jashtëzakonisht shumë, për lojën e aktorëve, realizimin dhe përmbajtjen epike. Ndërkaq libri që ja vlene të lexohet sidomos në këto ditë të izolimit e të cilin e kam lexuar së fundmi, është ai i Bill Burnett dhe Dave Evans, “Designing Your Life”. Jashtëzakonisht i vlefshëm dhe frymëzues.

Shpesh herë ndryshimi i dinamikës së përditshme të çon në monotoni, sidomos sportistët që stërvitjet i kanë te përditshme, dy ose më shumë herë në ditë. Le të shërbejë ky izolim i pavullnetshëm pozitivisht. Qëndrimi në shtëpi është mundësi e mirë që të stërviten disa aspekte që shumë shpesh i harrojmë: mendja. Si përfundim, qëndroni në shtëpi, merruni me aktivitete fizike e mendore, kujdesuni për veten dhe tjerët.

Ne jemi të përhershëm, sfidat si kjo me koronavirus janë të përkohëshme.

#rrinshpi

Related