4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Adelina Tërshani, aktiviste feministe

Në këto kohëra pandemie, nevoja për nji strehë të sigurt që e ka emrin shpi bëhet edhe ma evidente. Shumë gra të ngujume me burra dhunues nuk e njohin dot konceptin e sigurisë n’shpi. Jetesa në nji sistem si ky i joni, që dhunuesit i mbanë sigurt nëpër shpijat e tyre e gratë i detyron me kalu jetën në ikje, natyrisht është shumë e vështirë në këto kohë izolimi.

Kështu, viktimat e çfarëdo lloj dhune duhet me dal prej shpijave se veç kështu munden me i ikë virusit ma vdekjeprurës që njohin gratë e që është dhuna ndaj tyre. Duhet me dal, me ju drejtu institucioneve të drejtësisë e me u strehu nëpër strehimore ku historia e njëjtë e mijëra grave përsëritet por gjumi bëhet rahat.

E vetëm kur t’jemi të sigurta në strehat tona, mundemi me u çliru e me mendu qysh me u kujdesë për veten e qysh me i kalu ma lehtë këto kohë izolimi.

Çka ma mirë se poezia munden me na qetësu? E sidomos poezia “slam” (emnin e së cilës hala se kemi përkthy lezetshëm n’shqip).

Pra, me i kushtu kohë vetes, me lexu për historikun e mahnitshëm të këtij lloji të poezisë e masnej me e dëgju “Dear Straight People” prej Denice Frohman – qatëherë s’keni me ju nda “slam” poezisë!

#RriNshpiVeçNeseKiShpi

Related