4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Feim Kurhasani, gazetar

Këto ditë të karantinës e kam një agjendë të cilës mundohem t’i përmbahem në mënyrë që dita ime të jetë sa më përmbajtësore dhe jo monotone.

Jam me familjen më shumë se kurrë deri më tani, dhe ky fakt po më disponon e sidomos mbesa, Inara ime e cila erdhi në jetë me beharin e pranverës. Pastaj po merrem me rregullimin e kopshtit dhe për herë të parë në jetën time kam mbjellë qepë, tranguj dhe magdnanoz.

Ditën mundohem që sa më pak ta kaloj me lajmet ditore dhe me telefon, por TV-ja po më imponohet në mbrëmje me aktualitete ditore, plus me filma. Më e rëndësishmja është që nga shumë libra që kam blerë në të kaluarën apo mi kanë dhuruar autor të ndyshëm, tani po kam kohë qe t’i lexoj.

Kam lexuar ketër libra dhe momentalisht kam në dorë një libër mjaft interesant të autores Mira Meksi me titull “Mallkimi i Hyjneshave”. Nje roman me plot imagjinatë dhe fakte interesante për kohën e artë të mbretëreshës Teutë. Ju rekomandoj ta lexoni edhe ju. Nuk kam dyshim se do ju pelqej.

Jam i gatshëm edhe ta huazoj për ndonje dashamir libri, pse jo.

Nëse e doni veten, nënën, babain e tërë familjen, fqinjët, shokët me të cilët keni kaluar tërë këto vite, kolegët… atëherë duhet të bëni vetëm një sakrificë të vogël… rrini në shtëpi… dhe do ia kalojmë së bashku.

#rrinshpi

Related