4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Antoneta Kastrati, regjisore

Janë kohëra të vështira, e vertetë, por edhe kohëra të mira në të të njëjtën kohë. Nëse e lëmë të vështirën anash për nje moment, të cilën nuk e kemi në kontroll, kjo pauzë e jetës sonë normale të të qenurit dhe funksionimit në botë, si dhe kthimi në thjeshtësi është edhe mundësi.

E keni parë edhe vetë se shumë nga gjërat që kanë qenë shtytëse dhe motivuese nuk e kanë më peshën që e kan pasur, e kanë humbur kuptimin, poashtu edhe presionet dhe pritshmëritë nga jashtë por edhe nga vetja. Ritmi është ngadalësuar, ka më pak zhurmë dhe trafik (metaforikisht). Kjo na jep mundësi vetëm me qenë, me pushu dhe me reflektu në atë se çka ne përnjëmend duam dhe çka mbetet e vërtetë.

Këshillat e mia praktike (edhe per veten) do të ishin që të mundohemi të kufizojmë mediat sociale (të mbrohemi pak nga zhurma që e përmenda), të ushtrojme nëse mundemi dhe të lexojmë.

Lidhur me librat, një libër që e kam lexuar në kohët e fundit e që ka qenë lexim sa argëtues por edhe stimulues është “On Love” nga Alain de Botton. “On Love” na çon në një udhëtim nëpër të gjitha fazat e ndryshme të dashurisë romantike, përmes një tregimi personal të një çifti, të shpjeguara përmes koncepteve teorike filozofike mbi dashurinë.

Sa i përket TV, do ta rekomandoja “Unorthodox”, serial i ri në Netflix, tregim i një gruaje të re nga një komunitet konservativ Hebrej Hasidic nga Bronx, NY në rrugën e saj për liri dhe dhe vetë-zbulim.

Edhe pse ngjarja është mjaft e izoluar dhe ekstreme, e shoh si një tregim universal të një të reje në procesin e shkëputjes nga traditat dhe pritjet e komunitetit. Aktorja kryesore është mahnitëse, dhe realizimi është shumë i mirë.

Përndryshe, kjo kohë është kaluese dhe do ta kalojmë më me pak dëme nëse rrijmë në shtëpi dhe degjojme udhëzimet për distancim nga mjekët dhe shkenca. Pritshmëritë nga një anë të realizueshme, nuk jane aq te mëdhaja. Të rrijmë në shtëpi!

#rrinshpi

Related