4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Shengyl Ismaili, aktore

“Unë jam ANEMONE”

“Era e lehtë e shëron çdo plagë që stuhitë i shkaktojnë asaj. AJO është e vjollca dhe e verdha, krenaria dhe shpresa. AJO beson për një jetë më të mirë”. Pikërisht zgjodha këtë libër ta ndajë me ju… Tregime të dhimbshme të grave të dhunuara gjatë luftës. Dhimbja e tyre që nuk ka fund, sot e kësaj dite… AJO që ishte, është e do të jetë gjithmonë shtylla e një familjeje. AJO që ka nevojë për dashuri e përqafime nga gjithë ne. AJO që ka nevojë për përkrahjen tonë të pafund. AJO që tashmë nuk i ka mbetur zë të ulëras duke kërkuar ndihmën tonë, të jemi ne zëri i saj… ta përçojmë zërin e saj e lë të ndëgjohet në gjithë botën… Ta ndihmojmë të ngritet në këmbë… T’ia gjejmë atë dritën e bardhë në fund të tunelit të cilën AJO më nuk e sheh… E kemi obligim t’i lexojmë këto tregime e të bashkëndjejmë me secilën prej tyre… E t’iu tregojmë se nuk janë vet… Se AJO ka frikë nga errësira e mbyllet në vete… Por më ndihmën tonë AJO prapë do të ngrihet, sepse i do mëngjeset e bardha, plotë dritë.

“Notebook”

Filmi që flet për një dashuri të madhe në mes të një çifti që bëjnë të pamundurën të jenë bashkë, përkundër të gjitha sfidave që i kanë. Një dashuri si kjo as stuhia më e madhe nuk mund ta rrëzoj. Ky film është shembull se si duhet luftuar për atë që e do.

Rri në shtëpi, nëse jo për vetën bëje për ata që i do… Të nxjerrim të mira nga kjo karantinë… Të reflektojmë mbi jetën tonë, të na ndihmoj kjo që të kuptojmë se sa e vlefshme është jeta e t’i gëzohemi gjërave të vogla që na rrethojnë… e t’ia dimë vlerën të mirave që na i sjellë jeta… Ta duam e ta vlerësojmë njëri – tjetrin më shumë e ta largojmë urrejtjen njëherë e përgjithmonë. Rri në shtëpi.. gjeje lumturinë edhe brenda 4 mureve … lexo, këndo, luaj, reflekto.

Related