4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Hana Cakuli, këngëtare

Një liber që më pëlqen jashtëzakonisht shumë është “Blink (Fuqia e të menduarit pa menduar)” nga Malcolm Gladwell. Një film që është i bazuar në një libër që e kam lexuar dhe e kam parë keto ditë është “Wonder” (Çudi). Libri është i shkruar nga R. J. Palacio dhe filmi luhet nga Julia Roberts.

Pavarësisht vështirësive, të fokusohemi në ato që janë më të rëndësishmet: shëndeti dhe siguria duke qëndruar në shtëpi. Të mbrojmë veten dhe të tjerët. Bëhuni kreativ brenda: provoni receta të reja, bëni sport rregullisht, beni joga meditim për të qetësuar mendjen, luani lojëra të ndryshme, shijoni kohën me libra e televizion, zbuloni veten në mënyra të reja (mësoni ndonjë instrument apo gjuhë).

Keni kujdes jashtë: ndiqni këshillat e ekspertëve dhe rregullat e shtetit. Sa më të vëmendshëm që jemi, aq më shpejt do të kalojë e gjitha. Do ta kalojmë edhe këtë, së bashku.

#rrinshpi

Related