4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Gezim Selaci, sociolog

Në këtë kohë kur shumë prej nesh po i kalojmë ditët të mbyllur në shtëpi, gjasat janë që shumë kohë jemi duke shiku televizion ose duke lexu ndonjë libër.

Rekomandoj leximin e librit të shkurtër “Mbi televizionin” të sociologut Pierre Bourdieu. Analizat e librit na ndihmojnë të vlerësojmë ndikimin e gazetarisë, në veçanti televizionit, që mbi të gjitha synon rritjen e shikueshmërinë dhe shpejtësië e informimit. Argumenti kryesor i librit është se kjo po rrezikon jetën politike, demokracinë dhe kulturën. Ndoshta do të na ndihmojë të kuptojmë edhe efektin e emisioneve të debateve politike që po na ofrohen në kanalet tona televizive mbërmjeve në kohën e pikut të shikueshmërisë.

Filmin “Nëntori i ftohtë” të Ismet Sijarinës e rekomandoj për kompleksitetin e tematikës: dilemat e zakonshme morale të individit, lirinë njerëzore dhe përgjegjësinë kolektive në situata të jashtëzakonshme ose, ndoshta, edhe të zakonshme. Këtë temë universale, filmi e paraqet shkëlqyeshëm përmes rastit të jetës së rënduar të shqiptarëve në Kosovën e pushtuar nga Serbia.

#rrinshpi

Related