4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Binak Kelmendi, shkrimtar

Përshendetje “pandemike” pejane dhe pejanë. Jam Binak Kelmendi.

Në këtë kohë pandemie, natyrisht se po i respektoj udhëzimet për ruajtjen e shëndetit tim dhe shëndetit të të tjerëve.

Ne duhet të respektojmë ligjet e natyrës dhe këshillat për ruajtjen e shëndetit.

Kur bën furtunë e shtrëngatë, evitohet dalja jashtë dhe kërkohet streha e sigurt. Kështu të veprojmë edhe me shëndetin tonë dhe edhe me shëndetin e të gjithëve në këtë kohë pandemie.

Të përfillim këshillat për mosdalje.

Sa më larg sysh tash, aq më pranë njëri-tjetrit më vonë.

Shkoi e shumta, mbeti e pakta.

Ta bëjmë atë që varet dhe kërkohet nga ne. Dhe nga ne varet e kërkohet ruajtja e shëndetit tonë.

Nga ne varet edhe mënyra se si mund ta mashtrojmë këtë kohë mbyllur që ka zënë të na duket e bezdisshme.

Që të mos ju duket e tillë, vazhdoni të mbani kontakte virtuale me ata që i doni dhe vazhdoni të këmbeni me ta mesazhe e barcoleta.

Dhe vazhdoni të lexoni.

Për shembull, mund t’iu riktheheni veprave të Shakespeare-it e të Balzac-ut, por edhe rilndësve tanë e shkrimtarëve të tjerë shqiptarë e ndërkombëtarë. Unë rilexoj edhe mitet antike dhe aty gjithmonë rigjej qëndresën që njeriun e ka sjellë deri këtu. Sepse vetëm qëndresa e vazhdon jetën.

Shikoni edhe ndonjë film.

Mua vazhdojnë të më pëlqejnë Gladiator-i e Spartacus-si. Shpesh u kthehem edhe filmave kauobojë. Ju mund të zgjidhni ndonjë tjetër. Keni ku t’i shihni, në Youtube, Netflix…

Lexoni, lexoni, por edhe shkruani!

Shkruani si i keni pasur këto “ditë pandemike”, si mund të vijë dita e nesërme pa Covid-19, pa maskë dhe pa doreza.

Ta marrim kohën në duar që të mos na marrë ajo.

Durim, stoicizëm, si deri më tash.

Kemi kaluar situata edhe më të vështira!

#rrinshpi

Related