4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

May-Linda Kosumovic, aktore

Është koha që ta lexoni ndonjë libër që keni pasur në plan ta lexoni tash e sa kohë e s’keni pasur mundësi për shkak të kohës së limituar, ose t’i shikoni filmat apo serialet të cilat keni vendos t’i shikoni qysh moti.

Dy vepra me të cilat ja vlenë me e kalu një pjesë të karantinës janë: “Zemra e një qeni” e Mihail Bulgakov dhe “Kambana e qelqtë” apo “The Bell Jar” nga Silvia Plath. Disa prej filmave janë “Short Cuts” në regji te Robert Altman, “4 Months, 3 Weeks and 2 Days” në regji të Christian Mungiu dhe “Okja” në regji te Bong Joon-Ho të cilin sapo e shikova në Netflix. Edhe njëra prej serialeve e cila të jap një ndjenjë solidarizimi me situatën e izolimit në të cilen gjindemi tash është “Handmaid’s Tale”.

#rrinshpi

Related