4 vjet më parë

Augenblicke (A Blink of An Eye)

Tre perceptime për vetëm një të vërtetë – të asaj, të atij dhe tonës.

Anibar ju fton në shfaqjen e filmit të shkurtër të animuar “Augenblicke (A Blink of An Eye)” si dhe më pas në diskutimin me regjisoren e këtij filmi, Kiana Naghshineh.

Filmi i mirënjohur “Augenblicke” do të shfaqet këtë enjte duke filluar nga ora 17:00, ndërsa bashkëbisedimi me regjisoren do të bëhet menjëherë pas shfaqjes së filmit.

Për të parë filmin e shkurtër gjerman që trajton përdhunimin e një gruaje prej tre perspektivave, regjistrohuni në këtë formë. Pjesëmarrja virtuale e limituar.

“Augenblicke” është njëri prej atyre filmave tronditës ku për disa minuta arrinë të depërtojë në thellësinë e qenieve tona, përmes trajtimit sa të vrazhdë po aq edhe të fuqishëm të fenomenit të kobshëm të përdhunimit. Shkrimtari i njohur amerikan, Jack Kerouac, kur flet për gjatësinë e jetës, për të treguar se sa e shkurtër është, thotë se zgjatë po aq sa një symbyllje nga njerëzit, po aq sa një symbyllje nga yjet. Përdhunimit ndërkaq i nevojitet vetëm një symbyllje jo e natyrshme, pa pritur symbylljen e ndonjë ylli. “Augenblicke” është pahësimi i përdhunimeve që ndodhin sa natyrshëm hapim e mbyllim sytët.

Përmbledhja:

Tre perceptime për vetëm një të vërtetë – të asaj, të atij dhe tonës.

Një grua ecën natën për në shtëpi. Ajo tronditet nga një i panjohur që e ndjekë pas. Papritmas ai e kap atë dhe përpiqet të shqyejë rrobat e saj. Ata luftojnë. Këndvështrimi ndryshon mes burrit e gruas. Realiteti dhe frika mjegullohen teksa përzihen mes vete. Një tjetër këndvështrim del në pah: Disa dëshmitarë okularë që jetojnë në shtëpitë përreth. Ata shikojnë një autor krimi duke u arratisur si dhe një viktimë të pafuqishme. Madje, edhe për vetë gruan kjo situatë nuk është edhe aq e qartë.

Traileri

Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”.

Related