5 vjet më parë

NJERËZIT E ANIBAR-IT: Punëtoria e gazetarisë së festivalit

01.

Dhjetë vite tani Anibar e mundëson hapësirën për eksperienca të jashtzakonshme që rrënjët i kanë tek filmi i animuar dhe takime ndërkulturore. Ne, njerëzit e Anibar-it vijmë këtu që të stimulohemi nga imazhet e fuqishme të animuar dhe nga bisedat me grupe të shumëllojshme të prodhuesve të filmit, ekspertëve, organizatorëve të festivaleve dhe poashtu të vullnetarëve. Në këtë numër ne eksplorojmë punën e filmit derisa komentojmë për filmin me metrazh të gjatë dhe prodhimin artistik të rezhisorit kroat, Daniel Šuljić (Daniell Shuliq). Por ne po ashtu paraqesim perceptimin tonë nga komuniteti përreth festivalit – vullnetarëve dhe qytetarëve të Pejës. Mund ta keni një parashikim të vizionit tonë për Anibar-in dhe po ashtu artikuj të plotë në seksionin Lajme të ueb-faqes www.anibar.org

 

02.

Takimi me animacionin

– Kristiana Petraj

Është e rëndësishme ajo çka ne dëshirojmë të themi, por shpesh mënyra se si e themi tregon më shumë. Animacioni mund të jetë një rrugë, për ty, për mua, për të gjithë. Kjo është arsyeja se pse shumë njerëz nga sfera të ndryshme u mblodhën në qytetin e Pejës dhe morën pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar – Anibar. Animacioni është i arritshëm për shkak se është përfshirës dhe shumë lehtë për të filluar. Personazhet janë njerëzit që i shohim në vetë-veten tonë, por a e bën kjo Animacionin një mjet të fuqishëm për të treguar një storie dhe një gjuhë të përbashkët për të gjithë? I kam pyetur artistët vizuelë, vullnetarët dhe pjesëmarrësit e festivalit që ta përshkruajnë Animacionin dhe Festivalin Anibar me një fjalë ose një fjali – duke shpresuar se këto përgjigje do të ngrisin vëmendjen dhe do ta ndryshojnë qasjen e njerëzve ndaj imazheve që lëvizin në mënyra të ndryshme.

 

.

 

03.

Away by Gints Zilbalodis delivers what personal computers promised

— Kleidi Eski

Latvian director Gints Zilbalodis challenges the limits of one-man Computer Graphics (CG) creation with his first feature film Away, after seven short films. Disappointingly though, it took decades before CG animation became an adequate tool for auteur creation. Some may argue that it is still not. (…) Through an extensive use of wide shots, and elaborate camera movements Zilbalodis makes us travel through the world he has created. A world ingeniously designed to overcome technical obstacles of CG production. Environments and characters are modeled in low-poly and shaded in flat-looking textures. The whole set of technical and artistic choices contribute to sleek minimalist aesthetics, enhanced by dreamy fogs and glows. 

Article Image

04.

Një debutim i lartë

— Gojko Dimić

Debutimi i filmit “stop motion” nga Mats Grorud që quhet The Tower (Kulla) thërret për vëmendje në jetën e refugjatëve në një mënyrë prekëse dhe reafirmuese. Motoja e festivalit këtë vit është “shpresat dhe frikat” dhe përmes artit të animacionit ne të gjithë e kemi mundësinë që ta ndajmë pikërisht atë. The Tower (Kulla) është një imazh që iu përgjigjet manifestos së sivjetshme të festivalit në mënyrë të përsosur. Është një frikë e zhdukjes dhe lufta e përpiktë e gjeneratave që ta mbajnë gjallë shpresën dhe ta ndalojnë ankthin.


05.

Rasti Kurioz i Ruben Brandt, Collector (Ruben Brand, Koleksionues)

— Gojko Dimić

Drama haluçinatore e Milorad Krstić-it që ka të bëjë me heist (vjedhje) ka një potencial shumë të madh. Një aheng për sytë e çdokujt që është adhurues i animacionit unik por nëse jeni duke kërkuar diçka me storie më të pasur atëherë do të mbeteni të uritur. Në shikim të parë, Ruben Brandt është një ide e mirë që përmban aksion, botën e artit, krim, psikologji dhe terror të ndërdijes por fatkeqësisht kjo ide fillon të shkatërrohet sa më shumë që mendoni për të.

06.

Daniel Šuljić: Një prodhues filmi jo imponues

– Era Qena

Daniel Šuljić është një drejtor i filmit të animuar dhe muzikant nga Zagrebi i Koacisë. Filmat e tij kanë një estetikë të vrazhdë dhe shihet se i pëlqen ta ndryshojë stilin e tij herë pas here. Një prej filmave më të njohur të tij është The Cake – Tortja (1997), një storie e thjeshtë e disa njerëzve që janë duke festuar derisa një torte servohet dhe prehet në copëza jo të barabarta. Rruga që ky tregim ndjek është shumë argëtuese dhe e papritur, vizuelët janë të paharrueshëm dhe është një eksperiencë stimuluese në përgjithësi. Përveçse ai është një regjisor filmash dhe muzikant, ai poashtu është drejtori artistik i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar – Animafest (Zagreb) që nga viti 2011. Duke konsideruar faktin që çdo film i tij e ka stilin dhe qasjen e veçantë, ishte shumë kënaqësi të bisedoje me këtë burrë mbrapa tërë këtij diversiteti. Edhe pse duket si një person që nuk flet shumë, ai ishte i hapur për të folur rreth gjithçkaje dhe për ti dhënë opinionet e veta në një mënyrë jo imponuese.

 

07.

Krijim vendor: Shpresat dhe Frikat

– Enxhi Noni

Duke konsideruar mundësinë e ekspolrimit të maleve mbresëlënëse të Rugovës gjatë dimrit apo mundësinë për të vizituar Festivalin e Animacionit – Anibar gjatë verës, qyteti i Pejës nuk duket tjetërçka veçse një lokacion i rëndomtë. Çka është vërtetë habitëse për Pejën është mjedisi kaotik rural që gjendet në mes të një ndër pamjeve më skenike të Kosovës. Duke e parë rutinën e natyrshme e të ngadaltë të qytetarëve, pritet që Anibar-i ta angazhojë tërë vëmendjen dhe pjesëmarrjen lokale brenda një jave. Në këtë mënyrë, është vetëm natyrale të konsiderohet se Anibar është një mjet për zhvillimin kulturor e shoqëror të qytetit pasi që festivali po përdor statusin e tij ndërkombëtar si një pikë takimi mes komunitetit vendor dhe të audiencës së huaj. Megjithatë, termet “krijues” dhe “ndërkombëtar” kanë një kuptim tjetër në zemrën e qytetit të Pejës. Të jesh artistikisht produktiv në kushte të tilla e vë në pikëpyetje kapacitetin tënd për ta ndikuar mjedisin që rrethon, limitet brenda shtetit dhe madje edhe tejkalimin e identitetit tënd.

 

Being artistically productive under such circumstances puts into question one’s capacity to impact the surrounding environment, to overcome the limits within the country, and even to overpass one’s own identity.

 

08.

Ekipi i revistës: Gojko Dimić, Kleidi Eski, Enxhi Noni, Kristiana Petraj, Era Qena, Aleksandra Sokolović and Olga Bobrowska

 

Dizajni special nga Ana Nedeljkovic dhe Daniel Šuljić

 

Falenderime për Vullnet Gusia, Arba Hatashi, Gjylymser Nallbani, Selma Leković dhe ekipin Anibar!

Related