4 javë më parë

NJERËZIT E ANIBAR-it: Punëtoria e gazetarisë së festivalit.

Anibar po vjen në fund. Përgjatë kësaj jave të gjithë kemi ndërtuar perspektiva, pritje dhe vlerësime se çka është Anibar

Edhe pse opinionet i kemi ndryshe, të gjithë mund të pajtohemi me një gjë: është një festival që vë rëndësi të madhe ndaj komunitetit. Dhe kjo do të thotë se këtu të gjitha mendimet që janë jashtëzakonshem inkurajohen, stimulohen dhe çmohen. Ky edicion i festivalit na bëri që të fokusohemi tek pjesët e programit që zakonisht nuk vlerësohen sa duhet siç janë spotet muzikore dhe selekcionet “jashtë garore”. Ne poashtu biseduam me pjesëtarët e jurisë siç është Koji Yamamura (gara kryesore) dhe Lum Radoniqi e Qëndrim Spahija (gara e studentëve) për ti kuptuar ndjeshmëritë dhe pikëpamjet e tyre ndaj botës para se ti publikojnë fituesit e Anibar-i të dhjetë. Mund ti lexoni artikujt tanë të plotë në seksionim Lajme të ueb faqes www.anibar.org   

 

Zgjedhja e Shpresave & Frikave apo Shpresat & Frikat e zgjedhjes?

— Enxhi Noni

Po në momentin që e merrni një program të Festivalit Anibar, mund të humbeni në mes të mundësive të ndryshme të zgjedhjeve. Mund ti shikoni shfaqjet e pasura të garave, ta mbrehni kuriozitetin gjatë prezantimeve dhe paneleve të diskutimit, ti përsosni aftësitë e juaja në punëtori, të mbledhni përshtypje nga profesionistë te animacionit duke pirë kafe ose thjeshtë të kënaqeni në afterparty pas shfaqjeve. Duket shumë lehtë por organizimi i një festivali kërkon një pikë magjie. Në mënyrë Implicite, mundi i stafit për të transmetuar një mision të angazhimit civil me anë të zgjedhjes së filmave. Një vëmendje inspiruese është e vendosur në kategorinë “jashtë garore” që sugjerojn një qasje tjetër ndaj rritjes së vetëdijes kulturore për komunitetin.

 

Caktimi i kufirit. Përkufizimi i spoteve muzikore me anë të seleksionit Anibar 2019.

— Kleidi Eski

Sa herë që takohem me njerëz në festivale tregoj se bëj spote të muzikës, më lind nevoja që ta vazhdoj bisedën me një “por”… Në disa raste madje është mbytës i bisedës. Zhanri vetë është i lidhur me marketing dhe përmbajtje promocionale por disa vepra janë ti krijuar si art në vete. Ku e cakton kufirin Anibar?

Article Image

Kur vjen vetë mjeshtri: Bisedë me Koji Yamamura

— Gojko Dimic

Festivali i dhjetë i animacionit Anibar mirëpriti animatorët nga tërë globi. Këtë vit në juri merr pjesë askush tjetër veçse japonezi Koji Yamamura, mjeshtri i animacionit.

I nominuari për Oskar 2002 me filmin e tij të shkurtë Mt. Head, Yamamura është pjesëtar i jurisë së Garës Ndërkombëtare. Ai poashtu ka shfaqur një pjesë te filmografisë së tij sot të Shtunën në mesditë në Kinemanë Jusuf Gërvalla si pjesë e retrospektiva “Transformimi i të pamundurës në realitet”. E kisha kënaqësinë që të flas me artistin përreth karierës befasuese, inspirimeve dhe poashti dashurisë së tij për festivale të pavarura e të vogla.

Rruga e studentëve përgjatë Anibar-it: Intervistë me pjesëtarët e jurisë

— Era Qena

Lum Radoniqi dhe Qëndrim Spahija janë juror studentë të edicionit të dhjetë të Anibarit që e ndajnë një pasion për prodhim të filmave, qoftë animacion ose film i xhiruar. Ata janë gati për të biseduar rreth opinioneve të tyre për Anibar-in si “fenomen kulturor”. Ulja dhe biseda me ta ishte një eksperiencë mjaft e lezetshme. Lumi, i cili është i lindur dhe i rritur në Pejë, kishte më shumë mendime se si festivali e ndikon sferën kulturore. Ne poashtu kemi folur për potencialin që Anibari ka për të ndryshuar mendime dhe ti thyejë barrierat në një shoqëri të vrazhdë si kjo. Në anën tjetër, Qëndrimi ishte më i interesuar për të folur rreth të qenurit një juror student, duke shpjeguar në mënyrë modeste e elokuente se si e ka gdhendur rrugën e tij në karierë.

Article Image

Dizajni special nga Ana Nedeljkovic, Daniel Suljic dhe Kristiana Petraj

Redaksia: Gojko Dimić, Kleidi Eski, Enxhi Noni, Kristiana Petraj, Era Qena, Aleksandra Sokolović dhe Olga Bobrowska

Përktheu: Ermal Boshnjaku

Falenderime për Vullnet Gusia, Arba Hatashi, Gjylymser Nallbani, Selma Leković dhe Ekipin Anibar!

 

Ky artikull është një rezultat i punëtorisë të Kritikës së Filmit dhe Gazetarisë që po organizohet brenda projektit “Zhvillimi i kulturës së animacionit mes Ballkanit perëndimor dhe Visegrad Group” e implementuar nga Anibar dhe Civil Association for the Support of the Animated Film, Primanima Ltd., Instituti i Studimeve Kulturore, Fakulteti i humaniteteve, Universiteti Marie Curie-Skłodowska në Lublin, Akademia e Arteve të performuara në Pragë – Shkolla e filmit dhe televizionit – Departamenti i Fillmave të Animuar

 

Ky projekt është i bashkë-financuar nga Qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë përmes Granteve Visegrad nga Fondi Ndërkombëtar Visegrad. Misioni i fondit është avancimi i ideve për bashkëpunim regjional të vazhdueshëm në Evropën Qendrore.

Related