2 javë më parë

Bashkohuni në ekipin tonë të festivalit!

Jemi në kërkim të individëve të talentuar që t'i bashkohen ekipit tonë për edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit - Anibar!

A keni pasion për animacion, dhe a jeni të gatshëm për të qenë pjesë e një ekipi dinamik, profesional e kreativ?

Nëse keni pasion për animacion, kulturë, film dhe keni dëshirë për të bashkëpunuar me një ekip kreativ kjo është mundësia juajj. Nëse keni përvojë në koordinimin, menaxhimin/organizimin e ngjarjeve, ne duam të dëgjojmë nga ju.

Si pjesë e ekipit, ju do të luani një rol thelbësor në planifikimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve të festivalit, duke punuar afër me ekipën tonë që të ndihmojmë në suksesin e këtij edicion.

Po kërkojmë kordinatorë dhe kolegë për fushat si më poshtë:

-Departamenti i Kinemave (5)
-Departamenti i Planifikimit të Ngjarjeve (5)
-Departamenti i Koordinimit të Jurive (2)
-Departamenti i Edukimit (3)
-Departamenti i Qendrës Informuese (2)
-Departamenti i Projeksioneve (3)
-Departamenti i Mardhënieve me Publikun (1)
-Departamenti i Marketingut (1)
-Departamenti i Krijimit të Përmbajtjeve (3)
-Departamenti i Menaxhimit të Rrjeteve Sociale (2)
-Dizajn dhe Editim (2)
-Videograf/e dhe Fotograf/e profesional (3)
-Asistent/e në Departamentin e Logjistikës (5)
-Asistent/e në Departamentin e Vullnetarëve (1)
-Asistent/e në Departamentin e Mikëpritjes (1)

Për më shumë informacion rreth departamenteve dhe përgjegjësive klikoni këtu.

Për të aplikuar, ju lutemi na dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi që përshkruan përvojën tuaj përkatëse, aftësitë dhe arsyen pse keni dëshirë të punoni në edicionin e 15-të të Anibar!

Aplikimi duhet të dërgohet në emailin: [email protected] me titullin: Anibar Aplikimi për Departmentin e (specifiko departamentin)! Data e fundit për aplikim është 25 Maj 2024 në orën 23:59. Mirëpresim aplikantët që mund të komunikojnë në gjuhën shqipe dhe angleze. Kordinatorët pritet të fillojnë punën më së largu deri me 3 qershor!

Bashkohuni me ne për të festuar artin e animacionit dhe për të bashkuar komunitin global të artistëve, kineastëve dhe fansave të animacionit nga 15 deri me 21 korrik në Pejë!

Related