3 vjet më parë

Udhëzues Udhëtimi për në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Anibar

Udhëzues udhëtimi për të gjithë mysafirët e festivalit që udhëtojnë nga qytete të tjera të Kosovës apo vende të tjera të rajonit. Këtu mund  të gjeni informacione të detajuara  rreth itinerareve  të udhëtimit për në Pejë, si dhe informacione për mënyrat e ndryshme të transportit.

Transporti me Autobus

Ju mund të udhëtoni për në qytetin e Pejës me makinë, tren ose autobus. Nëse jeni duke udhëtuar me autobus (që është mënyrë shumë funksionale për të udhëtuar), ju mund të gjeni orarin e nisjes së autobusëve  si dhe detaje tjera rreth udhëtimin tuaj në këtë vegëz: https://gjirafa.com/Autobus

Çdo qytet në Kosovë ofron transport me autobus direkt  për në Pejë, ndërsa ju thjesht duhet të paraqiteni në stacionin tuaj më të afërt të autobusëve.

 

Transporti Ajror

Nëse po udhëtoni për në Kosovë me aeroplan së pari do të arrini në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa nga atje mund të merrni një taksi që do t’ju çojë për në Pejë. Për më shumë informacion rreth arritjes në Pejë nga aeroporti, ju lutemi vizitojeni  këtë vegëz: http://www.airportpristina.com/.

 

Transporti Hekurudhor

Transporti hekurudhor është  një mënyrë tjetër e përshtatshme për të udhëtuar deri në Pejë. Mund të shijoni pamjen e maleve dhe natyrës sonë derisa të vijë koha të zbrisni e të njoftoheni me qytetin e Pejës. Linja e transportit hekurudhor është funksionale në rrugën Shkup – Pejë – Prishtinë, kështu që ju mund te niseni me tren atje ku është më e përshtatshme për ju. Për më shumë informacion në lidhje me oraret e nisjes etj, ju lutemi vizitojeni  www.kosovorailways.org.

 

Udhëtimi nga vende të ndryshme

Çdo vit shumë njerëz udhëtojnë në Pejë nga vende të ndryshme fqinje si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria, për të qenë pjesë e festivalit gjatë. Ne duam që të gjithë të ndjehen të mirëpritur si në shtëpinë e tyre prandaj kemi siguruar të gjithë informacionin e nevojshëm për sa i përket udhëtimit nga këto vende për në Pejë.

 

Udhëtimi nga Maqedonia

Nëse do te udhëtoni nga Maqedonia në Pejë duhet të ndiqni këtë rrugë: Së pari duhet të kaloni kalimin kufitar “Hani i Elezit” për të vazhduar në autostraden rajonale me transport të dyanshëm për në Prishtinë ose Pejë.

Një mënyrë tjetër për të udhëtuar për në Pejë është kalimi përmes pikës kufitare “Globoqica” duke kaluar kështu përmes rrugës me transport të dyanshëm Prizren- Gjakovë – Pejë.

 

Udhëtimi nga Shqipëria

Në mënyrë që të udhëtoni nga Shqipëria në Pejë duhet të ndiqni këtë rruge: Së pari duhet të kaloni përmes pikës kufitare “Qafa e Morines” duke ndjekur autostradën në drejtim të Prishtinës – Pejës ose rrugen me transport te dyanshëm për në Prizren – Gjakovë – Pejë deri në pikën kufitare “Çaf-Thana” dhe ne fund të arrini në Pejë përmes Junikut.

 

Udhëtimi nga Mali i Zi

Nese po udhëtoni nga Mali i Zi në Pejë duhet të ndiqni këtë rrugë: Ju duhet  të kaloni pikën kufitare “Kulla” që ndodhet në veri të Pejës e cila është afërsisht 30 km larg qytetit të Pejës.

 

Udhëtimi nga Serbia

Nese po udhëtoni nga Serbia për në Pejë duhet të ndiqni këtë rruge: Nëse po udhëtoni nga Novi Pazar duhet të dini se nuk ka një linjë të drejtpërdrejtë me autobus (apo ndonjë lloj tjetër të transportit) midis dy qyteteve. Sidoqoftë nuk është aspak problem. Ju mund të merrni autobusin që përshkon rrugën e Novi Pazarit dhe Mitrovicës. Nga atje e tutje mund të merrni çdo autobus që shkon në Pejë nga stacioni i autobusëve.

 

Ju gjithashtu mund të mësoni më shumë informacione rreth Pejës, qëndrimit tuaj në qytet si dhe informacione të tjera turistike në këtë vegëz: http://www.pejatourism.org/en/index.html.

 

Nëse keni nevojë për informacion të mëtejshëm ose ndihmë në lidhje me procesin e akomodimit ose udhëtimin në Pejë me ndonjë nga mjetet e lartpërmendura ju lutemi kontaktoni në: [email protected]

 

Ne mezi presim që ju të bashkoheni me ne. Edicioni i këtij viti fillon më 23 dhe përfundon më 30 korrik! Shpresojmë që të shijoni udhëtimin tuaj për në Anibar!

Related