5 vjet më parë

Thirrje për akreditim të mediave!

Të nderuar përfaqësues të mediave, festivali i filmit të animuar Anibar po afrohet!

Të nderuar përfaqësues të mediave, festivali i filmit të animuar Anibar po afrohet! Më qëllim që të mundësojmë qasje për të gjitha mediat lokale dhe vendore në mënyrë të barabartë dhe me lehtësim maksimal, ju ftojmë që të akreditoni ekipet e juaja që do të përcjellin festivalin. Ju kujtojmë që festivali mbahet nga 15 deri më 21 korrik të këtij viti.

Anibar ofron mundësi të mbulimit të ngjarjeve për secilin medium lokal apo ndërkombëtarë. Por për ato media që duan të raortojnë që nga fillimi deri në fund të festivalit, Anibar këtë vit ofron edhe mbështetje logjistike duke siguruar akomodimin e ekipeve. Për të akomoduar ekipin tuaj media, ju duhet patjetër akredimit.

Akredimi për Anibar 2019 ju ofron:

mundësinë e përcjelljes së të gjithë filmave të festivalit;
takime dhe intervista me mysafirë dhe regjisor të njohur ndërkombëtarë;
përcjelljen e paneleve të diskutimit;
akomodimin në Pejë për qasje më të lehtë në festival;

Për të aplikuar për akreditim ju lutem dërgojini në këtë email:

Emrin e kompanisë mediale;
Emrin dhe mbiemrin e gazetarit/es dhe kameramanit/es apo fotografit/es;
Ditët në të cilat do të qëndroni në festival (të nevojshme për të aranzhuar akomodimin);
Ekipet do të pajisen me akreditime dhe udhëzime përgjatë festivalit.

Aplikacioni për akredimit është i hapur deri më 10 korrik 2019. Për çdo pyetje apo sqarim shtesë, ju lutem kontaktojeni Leonora Aliu në numrin +38344726962 apo në email: [email protected]

Anibar falendëron të gjitha mediat për përkrahjen e vazhdueshme të festivalit në rrugëtimin tashmë dhjetëvejcar.

Me respekt,

Media Anibar

Related